Dueli Spanjë-Gjermani, kompanitë e basteve zbulojnë koeficentët kush e fiton “finalen e parakohshme”
Laminal dhe Musiala
Ditën e sotem dhe të shtunën do të luhen 4 ndeshjet çerekfinale të këtij europiani. Në orën 18:00 luhet finalja e parakoshme mes Spanjës dhe Gjermanisë në orën 18:00 dhe në 21:00 Portugali-Francë.
Duke u mbështetur tek kompanitë e basteve ose të parashikimeve sportive, dueli Spanjë-Portugali është finalja e parakohshme.
Në 2008 ka shënuar në finale Fernando Torres duke i rrëmbyer Gjermanisë dhe fitoren e Euro 2008. Kjo ndeshje çerekfinale ka si favorit lehtësisht Spanjën me koeficient 2.7, barazimi 3.1 dhe fitorja e Gjermanisë kuotohet me koeficientin 2.8.
Shumë pak e kuotuar Gjermania. Spanja është pretendente sepse ka treguar shumë grintë. Portugali-Francë në mbrëmjen e së premtes, ndeshja e dytë. Dukshëm e favorizuar Franca me koeficient 2.4, barazimi me koeficientin 3 kurse Portugalia është e kuotuar me koeficientin 3.3.
Të shtunën më 6 Korrik Angli-Zvicër, fitorja e anglezëve kuotohet 2.2. Barazimi kuotohet me koeficientin 3 dhe fitorja e Zvicrës kuotohet me koeficientin 3.8. Kjo është një përmbledhje pasi kompanitë e basteve janë të shumta. Anglia është e favorizuar.
Por ka kaluar thuajse me fat sepse nuk ka dalë në pretendimet e saj, të paktën për golin e Bellingham. Holandë-Turqi, që luhet të shtunën në mbrëmje. Holandezët janë të favorizuar dukshëm me koeficentin 1.6 për fitoren, barazimi kuotohet me koeficientin 4. Thuajse e pamundur fitorja e Turqisë, e cila kuotohet me koeficientin 6.dueli spanjë-gjermani
Burimi