Drogë nga vendet e Evropës Perëndimore përmes Greqisë, çmontohet organizata kriminale ndërkombëtare; arrestohen 8 persona
Autoritetet greke në bashkëpunim me ato izraelite kanë çmontuat një organizate kriminale ndërkombëtare që transportonte drogë nga vendet e Europës Perëndimore drejt Izraelit nëpërmjet Greqisë.
Gjithsej tetë persona u arrestuan, katër ukrainas, tre izraelitë dhe një etiopian, ndërsa fitimet e paligjshme vlerësohet se arrijnë në 2.5 milionë euro.
Plani i organizatës ishte të siguronte drogë ( MDMA , ketaminë ) nga vendet e Evropës Perëndimore, t’i transportonte ato në Greqi nëpërmjet Bullgarisë dhe në fund t’i sillte në Izrael me varka me vela.
Operacioni që çoi në arrestimet e tyre u krye mëngjesin e sotëm në kampingjet, dhomat e qirasë dhe portin e Volos.
Ndër të tjera gjatë kontrollit u sekuestruan 53 kg MDMA, 50 kg ketaminë, dy karvanë dhe 14 kamionë.
Njoftimi i policisë greke:
Nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, në bashkëpunim me autoritetet izraelite, ka shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare, e cila ishte aktive në furnizimin, transportin dhe importimin si dhe fshehjen e lëndëve narkotike në territorin grek, me qëllim transportimin e tyre të mëtejshëm në Izrael.
Anëtarët e organizatës siguronin lëndë narkotike nga vendet e Europës Perëndimore, me qëllim transportimin dhe importimin e tyre në territorin grek. Lënda narkotike u transferua më pas në një mjet lundrues, me destinacion përfundimtar Izraelin.
Në të njëjtën kohë, roli i anëtarëve të organizatës u konstatua si më poshtë:
– 44-vjeçari, anëtar drejtues, kishte marrë përsipër koordinimin-planifikimin e aksionit të kundërligjshëm, rekrutimin e anëtarëve, gjetjen e drogës dhe dërgimin në Izrael,
– Tre anëtarë (34, 35 dhe 39 vjeç), ishin përgjegjës për marrjen e drogës në Greqi dhe koordinimin e transportit të tyre në Izrael, marrjen me qira të një varke dhe fshehjen e substancave në të,
– Katër anëtarë (37 , 38, 38 dhe 39 vjeç), ishin përgjegjës për marrjen e drogës jashtë vendit dhe importimin e saj në Greqi nëpërmjet Bullgarisë, me karvanë, në të cilat i fshihnin
– anëtarë të panjohur, ekuipazh i varkës me vela, merreshin me marrjen e drogës në Greqi dhe transportimin e tyre me rrugë detare në Izrael.
Nga hetimet e kryera, ndër të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar:
Përfitimi ekonomik i paligjshëm i organizatës kriminale, duke pasur parasysh infrastrukturën profesionale, veprimin e vazhdueshëm dhe shtrirjen gjeografike, llogaritet të kalojë 2.500.000 euro.
Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të mbetur vazhdojnë.çmontohet organizata kriminale ndërkombëtare
Burimi