“Drejtësi për Martinin”/ Protestuesit thirrje institucioneve: Reagoni, të mërkurën bojkot mësimit në të gjithë vendin!

“Drejtësi për Martinin”/ Protestuesit thirrje institucioneve: Reagoni, të mërkurën bojkot mësimit në të gjithë vendin!

Pas protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit, qytetarët kanë paralajmëruar për një tjetër tubim.
Protestuesit thanë se nëse institucionet nuk reagojnë për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” dhe mosplotësimit të 8 kërkesave të tyre deri të mërkurën, do të bojkotojnë mësimin në të gjitha shkollat e vendit.
Në protestë kanë qenë të pranishëm babai i viktimës, tezja dhe gjyshi i viktimës. Ndërsa babai nuk fliste dot për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, në protestë ka folur gjyshi. Ai tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për Martinin.
Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës socialë në shkolla, më shumë oficerë policie dhe më tepër siguri në vend. Në këtë protestë, të pranishëm ishin edhe aktorët Florjan Binaj, Eliona Pitarka, motra e Egli Prognit (i vrarë në Pogradec). Ata thanë se tubimi sot u bë që fëmijët në vend të kenë një të ardhme të paqtë.
Një protestues nga Elbasani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë procesin mësimor, nëse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre nga Ministria e Arsimit. Edhe në këtë protestë është hedhur bojë e kuqe përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit u shprehën se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e pafajshëm të Martinit.
Burimi