Dramë në Formula 1/ Norris dhe Verstappen bëjnë “autogol”, triumfon Russell!

Dramë në Formula 1/ Norris dhe Verstappen bëjnë “autogol”, triumfon Russell!

Çmimi i Madh i Austrisë në cirkuitin e “Red Bull Ring” i kishte të gjitha, dramë, aksion, gëzim dhe hidhërim. Gara u fitua nga George Russell i Mercedes, kjo dhe për fat të një incidenti dramatik mes Max Verstappen dhe Lando Norris që u përplasën mes tyre shtatë xhiro nga fundi për kryesimin e garës.
Një gjë e tillë i hapi rrugën Russell që të merrte kryesimin dhe pikët e plota në një garë që ishte dominuar nga Verstappen në provat e lira dhe Sprint. Në podium Oscar Piastri me McLaren dhe Carlos Sainz me Ferrari.

Momenti deçiziv mes Verstappen dhe Norris
Në një kthesë dy makinat u përplasën, duke dëmtuar gomat dhe duke u detyruar të kthehen në garazh për t’i ndërruar. Norris nuk kthehet më në pistë, ndësa Verstappen e mbyll garën në vendin e pestë. Para tyre u rendit Lewis Hamilton me Mercedes (i katërti), ndërsa Charles Leclerc (Ferrari) u klasifikua në vendin e 11-të.

66816e99218f4renditja

66816fe26a981rednitja
Burimi