Drama e ndarjes së JLo me Ben Affleck nuk ka fund, fut ‘hundët’ ish-i i këngëtares 

Drama e ndarjes së JLo me Ben Affleck nuk ka fund, fut ‘hundët’ ish-i i këngëtares 

Alex Rodriguez ka hyrë në dramën më të përfolur të momentit.
Atleti në pension ndau një citim në ‘Instagram Stories’ pasi ish-e fejuara Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga Ben Affleck.
Ish-lojtari i MLB-së, 49 vjeç, ripostoi një nga deklaratat e tij, ku shkruhej: “Ose shkoni në njërën anë ose në tjetrën, mund të jeni ju ai që do të vendosni drejtimin”.
Rodriguez filloi të takohej me Lopez, 55 vjeç, në vitin 2017. Ish-çifti i dha fund fejesës në prill të 2021-shit.
“Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë”, shkroi dyshja në një deklaratë të përbashkët në atë kohë. “I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit.”

Po atë vit, Lopez u pajtua me Affleck, me të cilin ishte fejuar më parë nga viti 2002 deri në 2004 .
Përpara se marrëdhënia e Affleck dhe Lopez të merrte një kthesë të trazuar, Rodriguez i uroi ish-it të tij “më të mirat” gjatë një paraqitjeje në CNN. Biznesmeni që atëherë ka nisur lidhje me instruktoren e fitnesit Jac Cordeiro.
Burimi