Dossier/ Ditari i Haxhi Kroit: Çfarë pashë e dëgjova 40 vite në zyrën e Enverit.
Të pathënat për ditarin e sekretarit personal dhe porosia e Ramiz Alisë
Pjesa e Parë
Haxhi Kroi, pas Nexhmije Hoxhës, ka qënë njeriu më i besuar i Enverit.
I zgjedhur prej tij në detyrën e sekretarit personal, qysh kur erdhi në krye të regjimit, ka shërbyer 40 vite pa shkëputje në zyrën më të rëndësishme të shtetit komunist.
Të njohur që në vitet e luftës, Hoxha e Kroi, përveç raporeve zyrtare, kanë patur një miqësi të palëkundur deri në fund, ndryshe nga raporetet me bashkëpuntorët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve janë asgjësuar rrugës si “bukëshkalë” e “tradhëtarë”.
Pavarsisht faktit që Kroi nuk kishte ndonjë fuksion në hierakinë partiake, veç atë të anëtarit të thjesht të Partisë, ai, falë bekimit të Hoxhës, ka poseduar një pushtet absolut dhe mjaft herë përcaktues për çështje të rëndësishme dhe fate njerëzish, pa përjashtuar këtu ministra, shtetarë të lartë dhe anëtarë të Byrosë Politike. Ishte ky rol i atribuar nga Njëshi, që e kishte bërë atë përbindëshin dhe trurin e aparatit të KQ për katër dekada me radhë.
E pohojnë këtë bashkëkohësit, ish zyrtarët partiak që i lidhte puna me kabinetin e Hoxhës, ata që kanë shërbyer ato vite në forumet e larta të Partisë, ish qeveritarët, ministrat, diplomatët, ambasadorët etj. Statusi i veçatë i Kroit, i realizuar larg syrit të opinionin, ka qënë një nga misteret e panjohura të kabinetit të Enverit dhe mënyrës si operonte ai në krye të Partisë dhe të jetës së vendit. Libri zbulon për herë të parë ditarin e njeriut diskret, ku ndriçohet përditshëria në zyrën më të rëndësishme të shtetit komunist, nga merrnin udhë histori e drama nga më të çuditshmet, ngjarje e tragjedi nga më të tmerrshmet.
Haxhi Kroi me skrupuloziotet shëmbullor ka hedhur aty gjithçka ka parë e dëgjuar për 40 vite në zyrën e diktatorit. Në mijra faqe ka memorizuar komunikimin e përçastshëm me kreun e regjimit dhe të pathënat e konusmuara në majën e kupolës së Partisë dhe të shtetit shqiptar. I besuari si rrallkush i Hoxhës ka pasqyruar në to me përpikmëri përjetimet, konsideratat, vërejtjet dhe prognozën e zhvillimeve të pritshme në vend, por jo vetëm. Është një rrjedhë kjo që deri në fundin e viteve ‘60 vjen në formën e shënimeve, impresioneve dhe kujtimeve të pasistemuara kronologjikisht.
Duke filluar nga viti 1970 e deri në prill të vitit 1985, ditari i Kroit nuk ka asnjë ditë shkëputje. Madje shumë nga ngjarjet përshkruhen aty me orë e minuta. Njëherazi me kronikën e rëndomtë të punës në zyrë dhe takimet periodike me Hoxhën dhe partiakë të tjerë, një ritual i përditshëm ky, në ditar janë koleksionuar një sërë ndodhish të panjohura nga publiku, por edhe pjesa dërrmuese e lidershipit politik. Ka ndër to, që veç tij dhe Hoxhës, nuk i ka ditur tjetërkush, madje as Mehemt Shehu e Hysni Kapoa, të njohur ndryshe si dy njerëzit më të afërt të kreut të regjimit.
Pjesa më interesante e shënimeve të Kroit, padyshim janë ato që u referohen bisedave konfidenciale me “Njëshin” e Partisë për çështje të moralit dhe sjellejve degjeneruese, siç i quan ai, të partiakëve të lartë, ish anëtarëve të KQ, pa përjashtuar këtu byroistët dhe fëmijët e tyre. Sekretari personal i Hoxhës, sjellë kështu një profil të dimesionit rozë të jetës në Bllok, ku vëndin kryesor e zënë të pathënat për dashuriçkat e krushqitë e prishura në ozain e “sulltanatit komunists” Në faqet e këtij libri zbardhet një pjesë e tyre, duke hedhur dritë mbi të pathënat e kupolës komuniste, me të cilat kanë qenë të lidhura ngjarjet e bujshme dhe traumat e shoqërisë për gati gjysmëshekulli.
Të pathënat për fatin e botimit të ditarit të Kroit
“ Fakti që Haxhi Kroi, sekretari personal i Enver Hoxhës mbante ditar, është zbuluar vetëm pas vdekjes së këtij të fundit, në prill të vitit 1985. Në një nga takimet e pas-morit të dikatatorit, kur pasardhësi i tij Ramiz Alia, preokupohej për përjetësimin e figurës së Hoxhës, Kroi ka njohur të pranishmit me “thesarin” e vet me 40 blloqet e shënimeve nga takimet me kreun e regjimit. Ka mjaftuar kaq dhe Alia gati i ekzaltuar, i është hedhur në qafë njeriut diskret të Hoxhës dhe aty për aty ka urdhëruar botimin e tij, duke ua besuar shkruseve të përzgjedhur të Komitetit Qëndror, me të cilët paraardhësi kishte nxjerrë në dritë një kolanë me qindra vepra. Mirëpo, përkundër pritshmërive të larta, libri i Kroit nuk u botua kurrë, duke lënë mbrapa dilema e opinone nga më të ndryshmet. Në zërat që qarkullonin asokohe në koridoret e errtata të KQ, flitej se botimin e ditarit të Kroit e kishte pezulluar Nexhmije Hoxha, por askush s’përmëndëte arsyet e vendimit të befatë.
Porosia e Ramiz Alisë
Një nga redaktorët e besuar për të përgatitur librin e Kroit, pohon se urdhëri për botimin e tij është komunikuar nga Ramiz Alia në një nga takimet e sekreatrëve të KQ në maj të vitit 1985. Në bashkëbisedimin me Alinë, kujton ai, ka qënë një grup i zgjedhur krijuesish e politikanësh, të cilët ishin thirrur aty për tu njohur me vendimin e Byrosë Politike për botimin e serisë së kujtimeve për Enver Hoxhën. Përtej detajeve të takimit, redaktori i veprave të Enverit, mban mënd porosinë e Alisë, i cili vuri në dukje se vveç librit të tij dhe të Nexhmijes me kujtime për Enverin, ai i Hazhi Kroit dhe Ismail Kadares merrnin prioritet të dorës së parë. Ishte ky një vendim, që aty për aty kishte gjetur edhe miratimin e gruas së Hoxhës. Në planin e hartuar nga pasardhësi i Enverit, përfshihej sakaq një gamë e gjërë botimesh me objekt përjetësimin e jetës dhe veprës së “Udhëheqësit të shquar dhe arkitektit të Shqipërisë komuniste”
Zyrtari i KQ kujton se ky plan detyronte çdo njërin nga anëtarët e Byrosë Politike, të Plenumit të Partisë, të Këshillit të Ministrave, njerëz e personalitete të artit e kuturës për të sistemuar për botim kujtimet e tyre nga kontaktet dhe bashkupunimi me Hoxhën. Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë qëllim realizoi në një kohë rekord botimin e serisë së librave me kujtime për Enverin. Çuditërisht, libri i Kroit, që pritej me interes të jashtëzakonshmë, nuk doli në dritë, jo vetëm ën valën e asaj fushate të shpallur nga kupola e Partisë, por as më vonë.(Vijon…)/ Pamfletihaxhi kroi ditari 40 vite në zyren e enverit
Burimi