Dosja/ “Ne i arrestojmë, ajo i liron”, si Artan Hoxha “shiti” te Suel Çela policin që denoncoi Pajtime Fetahun
👁946
Dalin të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin e Suel Çelës. Mes të akuzuarve është edhe gazetari Artan Hoxha, i cili del në shumë biseda. Përveç dezinformimit për interes të klanit Çela, ka një episode të rëndë. Një zyrtar policie në Gramsh ka telefonuar gazetarin ku i kërkon që të flasë publikisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi sipas tij, ata i arrestojnë kriminelët dhe ajo i liron. Por Hoxha raporton me vrap te Suel Çela (Marjus Lulaj) duke e “shitur” policin.
Burimi