Dosja e “Sterilizimit”/ SPAK kërkon ndarjen e çështjes; Beqja, Rrjepaj dhe Rrapaj të gjykohen bashkë!
Të gjithë të akuzuarit për dosjen e “Sterilizimit”, kanë mbaruar qëndrimet e tyre, ku shumica e prej tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Mësohet se SPAK po kërkon që të ketë ndarje të çështjes, ku ish-ministri Ilir Beqja, ish zv/ ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të gjykohen bashkë, ndërkohë që për ata të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar të gjykohen të ndarë.
Sipas gazetares së “Top Channel”, Anila Hoxha, kjo lëvizje mund të sjellë dërgimin e këtyre të fundit tek Gjykata e Tiranës. SPAK mësohet se i ka kërkuar gjykatëses paraprake qe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ndahet çështja për ta e të shkojë për gjykim tek e Tiranës.
Të mbahen këtu për t’u gjykuar në themel, tha prokurori këtu në GJKKO të mbahen Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj.
Vetëm ish ministri i Shëndetësisë nuk kërkoi gjykim si edhe Klodian Rrjepaj. Shtatë të akuzuarit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.
“Nuk ka nevojë për akt ekspertimi. Nuk kemi asnjë koment për pretendimet se për të njëjtin fakt janë ngritur dy apo tre akuza. Çështja mund të zgjidhet me gjendjen që janë aktet. Të pranohet gjykimi i shkurtuar dhe të ndahet çështja për komisionin dhe të shkojë në gjykatën e Tiranës. Të vazhdojë gjykimi në GJKKO për Ilir Beqajn”, mësohet të ketë thënë prokurori.
Burimi