Dosja e SPAK/ Si zari i Suel Çelës, Renato Bodurri përdorej për pazaret me Pajtime Fetahun; lidhje të errëta edhe me Çopjat
Bodurri, Suel Çela dhe Klausi Matishi
Lidhjet e errëta të Renato Bodurrit me Suel Çelën dhe Klaus Matishin…
Vijojnë të dalin detaje të tjera mbi mënyrën se si operonte banda e Suel Çelës. Ai dhe kamikazët e tij kanë futur duart kudo, nga pushteti vendor deri te mediat. Por teksa disa gazetarë arritën t’i blejnë, të tjerët që nuk ranë pre e presioneve të tyre i dhunuan dhe kërcënuan.
Një ndër emrat që del te dosja e SPAK, është ajo e banditit Renato Bodurri. Ndonëse SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij, rezulton se ai është përdorur si “zar” nga Suel Çela dhe njerëzit e tij, për të mbyllur ndonjë “punë të vogël”.
Një nga ato raste është dhe dhuna ndaj editorit të “Pamfletit”, Gjergj Zefi. Ishte pikërisht, Renato Bodurri, ai që zbatoi urdhrat që mori nga lart për të sulmuar gazetarin. Mirëpo Bodurri ja hodhi paq, pasi besnikja e Çelave në gjyqësor, Pajtime Fetahu e bëri si duhet punën dhe bindi kolegët ta nxjerrin të larë.
Megjithatë, në dosjen që ka siguruar “Pamfleti”, del dhe emri i Renato Bodurrit. Sipas SPAK, ai përdorte aplikacionin “Sky Ecc”, me kod SRLNL1. Rezulton se ky telefon është përdorur një kohësisht dhe nga gjyqtarja Pajtime Fetahu. Për të qenë më të saktë, sa herë që Suel Çela donte të fliste me gjytaren, Renatoja shkonte dhe ja jepte telefonin asaj ose të bijës. Kjo tregohet edhe në dosjen e SPAK. Prokuroria ka dhënë dhe detaje se ai punon te bar kafe “Living”. Ky subjekt është në pronësi të shtetases Ruzhdije Çopja, nëna e shtetasit Kluas Matishi (Kledian Çopja). Ajo që bie në sy ëshët se edhe në këtë dosje, Bodurri ja hedh paq.
“Në orën 13:46 Marjus Lulaj Komunikon me përdorusin e Sky ECC SRLNLI, në posedim nga Renato Bodurri të cilit i shkruan “…Renato, ca ban si je…ma von do te them un te cosh telefonin atje…”. Shtetasi Renato Bodurri është njëri nga përdoruesit të SkyECC SRLNLI, përdorues të tjerë janë identifikuar gjyqtarja Pajtime Fetah dhe vajza e saj Megi Fetahu. Nga verifikimet e kryera në sistemin online të Administratës Tatimore, rezulton se Renato Bodurri përgjatë periudhës së komunikimeve ka qenë i punësuar në subjektin tregtar bar kafe “Living”, me nipt: L62704201N, në pronësi të shtetases Ruzhdije Çopja, nëna e shtetasit Kluas Matishi”, njofton SPAK.
Kluas Matishi del në disa episode te dosja e SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dhe subjekt i OFL.
Klaus Matishi apo Kledian Çopja, është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për trafikimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017. Më poshtë po japim detaje mbi lidhjet e Bodurrit dhe Çopjat dhe Çelët.
Dosja e SPAK
Po më 2 mars, në orën 12:47 Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ****D4C të cilit i shkruan së të nesërmen ka seancën gjyqësore në ngarkim të tij, ai pretendon se gjyqtari ka frikë ta gjykojë dhe do të japë dorëheqjen. Marjus Lulaj dyshohet se do të ndikojë në përzgjedhjen e një gjyqtari tjetër për ta gjykuar, me të cilin vendimi në favor të tij është i garantuar, duke lënë të dyshohet se Marjus Lulaj nëpërmjet ndikimit të tij është në gjendje të përcaktojë dhe shortin e çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Shkalles së Parë Elbasan. Marjus Lulaj shprehet “…neser e kam shoku…do jap dorheqjen ai gjygjtar ka frik…do vem nje tjeter qe do e bej…esht e mbyllme…velem koha tani…”.
Në orën 13:46 Marjus Lulaj Komunikon me përdorusin e Sky ECC SRLNLI, në posedim nga Renato Bodurri të cilit i shkruan “…Renato, ca ban si je…ma von do te them un te cosh telefonin atje…”. Shtetasi Renato Bodurri është njëri nga përdoruesit të SkyECC SRLNLI, përdorues të tjerë janë identifikuar gjyqtarja Pajtime Fetah dhe vajza e saj Megi Fetahu. Nga verifikimet e kryera në sistemin online të Administratës Tatimore, rezulton se Renato Bodurri përgjatë periudhës së komunikimeve ka qenë i punësuar në subjektin tregtar bar kafe “Living”, me nipt: L62704201N, në pronësi të shtetases Ruzhdije Çopja, nëna e shtetasit Kluas Matishi.
Më date 02.03.2020 në orën 15:51, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan në darkë duhet të komunikojë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe ti dërgohet telefoni dhe në vijim i shkruan “…se ban ai do japi dorheqjen…ded…akoma se ke kuptu…nuk kan lidhje fare ligjet provat…ka frik ka a trrem na lepri…majmon se bani ai…ka ded shkelje po kush e rrun aty po gjykohet emri im jo ngjarja…ded ma mir qe se bani tomorri…ta baj ajo mikesha….se ky u perfol…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet se gjyqtari Tomorr Kullolli nuk do të gjykojë çështjen penale në ngarkim të tij, pasi i frikësohet shtetasit të cilit i referohet me nofkën “lepri”, nofkë me të cilën dyshohet se i referohet shtetasit Florenc Çapia.
Po më 2 mars, në orën 12:47 Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e Sky ECC ****D4C të cilit i shkruan së të nesërmen ka seancën gjyqësore në ngarkim të tij, ai pretendon se gjyqtari ka frikë ta gjykojë dhe do të japë dorëheqjen. Marjus Lulaj dyshohet se do të ndikojë në përzgjedhjen e një gjyqtari tjetër për ta gjykuar, me të cilin vendimi në favor të tij ështe i garantuar, duke lënë të dyshohet se Marjus Lulaj nëpërmjet ndikimit të tij është në gjendje të përcaktojë dhe shortin e çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Shkalles së Parë Elbasan. Marjus Lulaj shprehet “…neser e kam shoku…do jap dorheqjen ai givgitar ka frik…do vem nje tjeter qe do e bej…esht e mbyllme…vetem koha tani…”.
Në orën 13:46 Marjus Lulaj Komunikon me përdorusin e SkyECC SRLNLI, në posedim nga Renato Bodurri të cilit i shkruan “…Renato, ca ban si je…ma von do te them un te cosh telefonin atje…”. Shtetasi Renato Bodurri është njëri nga përdoruesit të Sky ECC SRLNL1, përdorues të tjerë janë identifikuar gjyqtarja Pajtime Fetah dhe vajza e saj Megi Fetahu. Nga verifikimet e kryera në sistemin online të Administratës Tatimore, rezulton se Renato Bodurri përgjatë periudhës së komunikimeve ka qenë i punësuar në subjektin tregtar bar kafe “Living”, me nipt: L62704201N, në pronësi të shtetases Ruzhdije Çopja, nëna e shtetasit Kluas Matishi.
Më date 02.03.2020 në orën 15:51, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan në darkë duhet të komunikojë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe ti dërgohet telefoni dhe në vijim i shkruan “…se ban ai do japi dorheqjen…ded…akoma se ke kuptu…nuk kan lidhje fare ligjet provat…ka frik ka a trrem na lepri…majmon se bani ai…ka ded shkelje po kush e rrun aty po gjykohet emri im jo ngjarja…ded ma mir qe se bani tomorri…ta baj ajo mikesha…se ky u perfol…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet se gjyqtari Tomorr Kullolli nuk do të gjykojë çështjen penale në ngarkim të tij, pasi i frikësohet shtetasit të cilit i referohet me nofkën “lepri”, nofkë me të cilën dyshohet se i referohet shtetasit Florenc Çapia.
Në orën 18:00, të datës 2 mars, Marjus Lulaj udhëzon Klaus Matishin të komunikojë me gjyqtaren Pajtime Fetah, në mënyrë që kjo e fundit të flasë me shtetasin të cilit i referohet me emrin “zyhni”, dhe ky i fundit t’ja kalojë çështjen gjyqësore në ngarkim të tij gjyqtares Enkelejda e cila dyshohet së është Enkelejda Kapedani “…coj haber fates…ta flasi me zyniun…tja kaloj dosjen enkeledes…e di ajo pak se fola un…fol me zyniun thuj te ve enkeleden, “esh landi qe e miraton, bashk me zyniun, po qe se ai e mer persiper po ded a super fare”. Nga verifikimet në burimet e hapura dhe pikërisht në portalin zyrtar magjistrat.al, rezulton se shtetasi Zihni Shahu nga data 30.03.1995 – 30.09.2020 – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nga verifikimet e kryera në sistemin online të administratës tatimore, rezulton se Zihni Shahu në kohën kur janë zhvilluar bisedat e mësipërme në SkyECC, ka qenë i punësuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
Në lidhje me dhënien e dorëheqjes nga çështja gjyqësore e gjyqtarit Tomorr Kullolli, Marjus Lulaj shprehet se ai do të gjejë një arsye gjyqtaret Taulant Tafa dhe Zihni Shahu e miratojnë dorëheqjen e tij, “…e gjen ai vet i arsye kot…esh landi qe e miraton…bashk me zyniun”.
Në vijim të veprimeve urgjente që kanë kryer me qellim përjashtimin e një gjyqtari, në orën 18:31:52, Mario Çela komunikon me Bruno Hazizollin dhe i kërkon që të afrohet tek Tregu Agro ushqimor pasi duhet të marrë Petrit Çelën dhe ta çoj deri tek shtëpia e “Zyhniut”, Zihni Shahut dyshohet. Veprim të cilin Bruno e ka bërë pasi në bisedë konstatohet se Mario pas disa minutash e pyet “…hyni tt…e gjeti…”. Mario ka dërguar mesazhet “…hajde pak te puna se do cosh tt der me i ven…mos veno…po dhe dhe ne orgjenc ishe ti…apo po ja fut kot…dhe dje aty ishe ti…car kati e ka zyniu shpin…ehe te shkume…ok ja di shpin ti ati ?…ok…po te pres…ok…hyni tt…”
Në vijim, në orën 19:54, Marjus Lulaj i shkruan Klaus Matishi “…thuj qe e rregullum…e mori persiper vet zyniu…sa u nda mohabeti…se besoj direkt neser jo…seancen tjeter po”. Nga kjo bisedë dyshohet se Marjus Lulaj ka dakortesuar me gjyqtarin Zihni Shahu, me qëllim që ky i fundit të gjykojë çështjen në ngarkim të tij.
Në orën 20:03:09, Mario Çela i dërgon Bruno Hazizollit mesazhet “…te takoi landin ne mjes thuj blerit…qe te mylli kte pun….me kuptove…te takoi landin neser me mjes….si ta bejn per te heq tomin…?…ok sh mir…mir buc do meremi neser me mjes…se ati tomit do ja shperthejm koke….se atyre kurva e ja ber….”. Nga biseda dhe mllefi i shprehur në bisedë Mario Çela lë të kuptohet që nuk ka mundur të marrë një konfirmim për përjashtmin e gjyqtarit dhe i kërkon Brunos që të udhëzoi Blerina Beqirin që të kontaktoi të nesërmen “Landin” për të cilin dyshohet të jetë Taulant Tafa me qellim gjetjen e mënyrës për të përjashtuar Tomorr Kullollin.
Po më 2 mars, ora 20:10 Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***7B0 të cilit dyshohet se i shpjegon se seanca gjyqësore në ngarkim të tij e parashikuar për ditën e nesërme do të shtyhej. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ka ndërhyrë nëpërmjet akteve korruptive me qëllim ndryshimin e gjyqtarit. Marjus Lulaj shprehet së ka ndërhyrë te kryetari i gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Biseda midis tyre ështe zhvilluar si vijon “…por do shtyhet…do jap dorheqjen ai…e kam rregullu me nje tjeter…me kryetarin…shpar i cum leket…un jan te gjygji im hahahaha…thash ta sqaroja gjygjin…”
Më date 03.03.2020 në orën 10:55 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan “12:30…neser hudhet shorti e mer ai qe te thash dje…dhe len dat mrena 10 ditve…iku ajo ftofi”. Lidhur me ketë bisedë ngrihen dyshime se dhe pse të nesërmen do të zhvillohet shorti i çështjeve gjyqësore, i cili prezumohet i fshehtë, gjyqtari i çështjes në ngarkim te tij është i paracaktuar.
Ne vijim të kësaj bisede Marjus Lulaj vë në dijeni Klaus Matishin në lidhje me një proces gjyqësor tjetër i cili po zhvillohej në Gjykatën e Apelit Durrës, në ngarkim të shtetasit Shkelzen Hasanpapaj të cilit i referohet me nofkën “majmuni”. Shkëlzen Hasanpapaj është marrë i pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Florenc Çapja, Bledar Muça dhe një punonjëse policie që po kalonte rastësisht në rrugë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ngjarja ka ndodhur në qershor të 2016. Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë Elbasan me 10 vite burg, dhe më pas është apeluar nga Prokuroria e pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Elbasan duke kërkuar 22 vite burg. Në lidhje me këtë proces gjyqësor del në pah ushtrimi i ndikimit të paligjshëm përmes intimidimit dhe veprimeve korruptive.
Marjus Lulaj në orën 10:55 i shkruan Klaus Matishit “…te majmo e kemi ba 1 vot…kismet e bejm edhe te dyten…po mundoem me njerez ta bindim…e funit do e shtrengojm…ska shanc ta rrisin denimin ded kurr…ja thash benit dje vrionit se flet me ate gjygjtarin qe esh me pukpytje…i thash te duket e drejt kjo…un se uroj thash…po te jet i sigurt ai qe e coj te rygu…do baj gabim shum tmath i thash…e funit…do ta shtrengoj e kapim koburen ne goj…nuk besoj them qe do nigjoi”. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj do të kërcënoje me jetë një nga gjyqtaret e trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit Durrës nëse vendimi i tij do të shkojë në kundërshtim me interesat e Marjus Lulaj, për të cilin shprehet “…po te jet i sigurt ai qe e coj te rygu…do baj gabim shum tmath i thash…e funit…do ta shtrengoje kapim koburen ne goj..”. Ka dyshime se Marjus Lulaj me termin “rvgu” i referohet shtetasir Ravik Gurra i ekzekutuar në Elbasan në mars 2019, simbolikë kjo e përdorur për të përçuar vendosmërine e tij se çfarë është në gjendje të bëjë nëse gjykatësi nuk do të pranojë bashkëpunimin me të.
Më datë 03.03.2020 në orën 14:52, Marjus Lulaj në vijim të komunikimit me Klaus Matishin i jep detaje në lidhje seancën gjyqësore në ngarkim të tij e cila sipas tij është shtyrë. “…kjo shtyrja sot…ka nje kleck….sepse nuk esht me i gacem landi javen tjeter…per te miratu perjashtimin e tomorrit…esh ajo zamira vyshka…ajo shkon me katunaret…ta pys faten ajo…ka mohabet fata me ate zamiren…ke kafen ti thot…jo sesht aq haptaz jo…e bani ruken atere ajo me arm e liroi…lene qe tja kerkoi vet tomorri asajt…e detyron gjykata prokurorin…ben gjygj perdit….sot i jav…ne duhet te marim masat…fata esht mbas zamires?…funksjonon kush esht i gacem e miraton…pastaj jep viston zyniu…zyniun e kemi normal…thuja dupit…”. Marjus Lulaj shpjegon se do të ndërmerren një sërë akrobacish komplekse më qëllim që çështja në ngarkim të tij të shkojë tek gjyqtari i cili sipas Marjus Lulaj do të japë një vendim në favor të tij.
Në orën 17:18, Marjus Lulaj i shkruan Klaus Matishit “…i thash ti thot landit…o te jap vet dorheqjen o ta baj…ose ta dhjesi ta shofim si do dali tomi…sepse ai esh kart e djegme…do duket sikur esh te kek shkel ligjin…me mir ta bej zyniu…”.
Më datë 04.03.2020, në orën 21:13:08 Mario Çela komunikon me Blerina Beqirin e cila përdor telefonin e Bruno Hazizollit, duke e pyetur nëse “Tomi” u hoq nga shqyrtimi gjyqësor dhe kërkon Blerinës që në rast dorëheqje mos të hidhet në short zëvëndësimi por ti kalohet “shoqes” ku dyshohet se i referohet Enkeleda Kapedani. Mario i ka dërguar mesazhet “…ckemi motra si je mir shtym…car u be sot…shtym car do bejm…car do behet tashi me kto…car than per heqen e tomit ?…do hudhet me short prap ?…po ashu esht llafja…99%…1%…mund ta mari dhe vet po se besoi a shurraq ai…per mos e huth tek ne short…menoi un…po po…e takum ne…i thash ke kafe kaloja asaj shoqes…”,
Po më 2 mars, në orën 12:47 Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ****D4C të cilit i shkruan së të nesërmen ka seancën gjyqësore në ngarkim të tij, ai pretendon se gjyqtari ka frikë ta gjykojë dhe do të japë dorëheqjen. Marjus Lulaj dyshohet se do të ndikojë në përzgjedhjen e një gjyqtari tjetër për ta gjykuar, me të cilin vendimi në favor të tij ështe i garantuar, duke lënë të dyshohet se Marjus Lulaj nëpërmjet ndikimit të tij është në gjendje të përcaktojë dhe shortin e çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Shkalles së Parë Elbasan. Marjus Lulaj shprehet “…neser e kam shoku…do jap dorheqjen ai gjygjtar ka frik…do vem nje tjeter qe do e bej…esht e mbyllme…velem koha tani…”.
Në orën 13:46 Marjus Lulaj Komunikon me përdorusin e Sky ECC SRLNLI, në posedim nga Renato Bodurri të cilit i shkruan “…Renato, ca ban si je…ma von do te them un te cosh telefonin atje…”. Shtetasi Renato Bodurri është njëri nga përdoruesit të SkyECC SRLNLI, përdorues të tjerë janë identifikuar gjyqtarja Pajtime Fetah dhe vajza e saj Megi Fetahu. Nga verifikimet e kryera në sistemin online të Administratës Tatimore, rezulton se Renato Bodurri përgjatë periudhës së komunikimeve ka qenë i punësuar në subjektin tregtar bar kafe “Living”, me nipt: L62704201N, në pronësi të shtetases Ruzhdije Çopja, nëna e shtetasit Kluas Matishi.
Më date 02.03.2020 në orën 15:51, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan në darkë duhet të komunikojë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe ti dërgohet telefoni dhe në vijim i shkruan “…se ban ai do japi dorheqjen…ded…akoma se ke kuptu…nuk kan lidhje fare ligjet provat…ka frik ka a trrem na lepri…majmon se bani ai…ka ded shkelje po kush e rrun aty po gjykohet emri im jo ngjarja…ded ma mir qe se bani tomorri…ta baj ajo mikesha….se ky u perfol…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet se gjyqtari Tomorr Kullolli nuk do të gjykojë çështjen penale në ngarkim të tij, pasi i frikësohet shtetasit të cilit i referohet me nofkën “lepri”, nofkë me të cilën dyshohet se i referohet shtetasit Florenc Çapia. /Pamfleti
Burimi