Donald Trump zhgënjen sërish Berishën, cakton të dërguarin për luftën Ukrainë-Rusi; lë sërish jashtë Richard Grenell
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump i ka zbutur buzëqeshjen ish-kryeministrit Berisha, i cili festoi sot lirimin nga qelia. Donald Trump ka përzgjedhur të dërguarin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ai nuk është Richard Grenell. Ndonëse u fol se do të ishte ai i besuari i Trump, në fakt do të jetë ish-gjenerali Keith Kellogg.
Lajmin e bëri të ditur vetë Trump në rrjetin social truth social. “Keith ka karrierë të shquar ushtarake dhe në fushën e biznesit duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të sigurisë kombëtare gjatë administratës sime të parë”, shkruan Trump në postimin e tij.
Emërimi i Kellogg vjen pasi Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale, e kritikoi SHBA-në për mbështetjen në vlerë miliarda dollarësh që i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt 2022.
Reuters tha në fundjavë se në këtë post do të ishte Grenell. Berisha priste që ai të futej në kabinet, pasi i ka premtuar heqjen e “non gratës”.