Do të ndjekë gjurmët e Mitajt apo Manajt e Muçit? Zbulohen dy destinacionet e mundshme jashtë Italisë për Ardian Ismajlin
Klubi i Napolit është vënë prej kohësh në ndjekje të Ardian Ismajlit dhe gjithnjë e më shumë shihet si më pranë mbrojtësit. Por nuk janë vetëm napolitanët të interesuar për të, pasi është bërë e ditur se ka edhe skuadra të tjera në Itali si Interi e Juventusi që po monitorojnë futbollistin e Kombëtares.
Gazetari italian Armando Arenielo, i njohur për informacionet që ka rreth situatës në klubin e Napolit, ka konfirmuar për interesimin, teksa ka shpjeguar të gjitha zërat për mbrojtësin.
“Po, Ismajli është një emër që u pëlqen. Kam folur me ndërmjetësin e tij, i cili më ka thënë qartësisht që diskutimi zgjat prej një viti, pra që nga janari i vitit të kaluar është në orbitën e Napolit. Gjithsesi, është një lojtar i cili pëlqehet edhe në Turqi dhe Arabinë Saudite”, tha ai, duke zbuluar edhe ofertat e tjera që kishte marrë lojtari.
“Raportet e mira që kanë Napoli dhe Empoli mund të favorizojnë mbylljen e mirë të marrëveshjes për një shifër që nuk duhet të kalojë 3-4 milionë euro, duke marrë në konsideratë faktin që është në fundin e kontratës në qershor. Ndaj mund të jetë ai zëvendësuesi, ose të paktën zëvendësi i Buonxhornos te Napoli. Edhe për faktin se Ismajli di të luajë në një mbrojtje me tre, që do ta bënte lojtarin ideal për Konten, i cili ka ndër mend t’i kthehet herët a vonë atij moduli”, theksoi Arenielo.ardian ismajli armando arenielo gazetari italian
Burimi