“Do të jap jetën për këtë fanelë, jam në klubin më të madh në botë”, Kilian Mbape: Kam fjetur shumë netë duke ëndërruar për këtë ditë
Pritja mori fund. Nga sot Kilian Mbape është zyrtarisht lojtari I Realit të Madridit. Ylli francez u prezantua në “Santiago Bernabeu,” ku publiku madrilen i ofroi një pritje të jashtëzakonshme. Vetë Mbape u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për nisjen e kësaj aventure të re.
Kapiteni i Francës fillimisht kreu vizitat mjekësore dhe më pas nisi edhe ceremonia e prezantimit të tij si lojtari më i ri madrilen. Një organizim spektakolar për të pritur sulmuesin, teksa shkallët e stadiumit do të mbushen plot. 25-vjeçari do të nisë kështu aventurën e tij te madrilenët, duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë.
Mbape në fjalën e tij të parë të mbajtur si madrilen u shpreh shumë i lumtur për atë që siç e cilësoi edhe ai vetë, është një ëndërr e bërë realitet:
“Është e mrekullueshme të jesh këtu, kam fjetur për shumë netë duke menduar që të jem pjesë e Realit të Madridit. Jam një djalë shumë i lumtur sot, dëshiroj që të falenderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar që unë të jem këtu, por fituam, tani unë jam këtu pjesë e këtij klubi.
Shikoj familjen time që është e lumtur, mamanë time që po qan. Është një ditë e mrekullueshme për mua, që fëmijë kam pasur vetëm një ëndërr që të isha këtu, dhe i falenderoj tifozët që kanë ardhur të gjithë sot këtu. Tani kam një ëndërr tjetër që të jem në lartësinë e duhur të këtij klubi të madh, do të jap jetën për këtë klub.
Dua t’i jap një mesazh fëmijëve që janë këtu, mund të realizoni çdo gjë me punë dhe duke ëndërruar. Jam shumë i emocionuar, por do të thotë shumë që jam këtu dhe lojtar i klubit më të madh në histori. Nuk po flas më shumë se ndryshe do të qaj. Hala Madrid!”, ka theksuar Mbape.
Mbape te Reali siç dihet do të mbajë fanelën me numrin 9. Sulmuesi me “Los Blancos” ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.kilian mbape sulmuesi francez real madrid
Burimi