Do të ekstradohet apo jo Durim Bami? Ulsi Manja kërkesë zyrtare në Dubai për të “fortin e Niklës”
Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.
Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve në Dubai, për ekstradimin e eksponetit të njohur të krimit në vendin tonë, Durim Bami.
Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.
Bami u arrestua në Dubai më datë 10 qershor. Autoritetet shqiptare kishin mundur të gjurmonin lëvizjet e Bamit në Dubai dhe njoftuan kolegët e tyre për zonat ku mund të fshihej ai atje, siç në fakt rezultoi e tillë dhe u kap. Ai u shoqërua bashkë me të vëllanë Valterin, i cili pas verifikimeve shkencore në bazë të të dhënave të dërguara nga Shqipëria në Emiratet e Bashkuara Arabe, u la i lirë pasi për të nuk ka asnjë masë arresti.
Pavarësisht se ende dy shtetet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, nga ana e ministrive po rishikohen mënyra të tjera ligjore me qëllim sjelljen e Bamit në vendin tonë. Megjithatë, pavarësisht tentativës nga ana e autoriteteve tona, një ekstradim i Bamit drejt Shqipërisë duket i pamundur, pasi kemi pasur shumë raste të tjera ku eksponentë të krimit shqiptar janë refuzuar të ekstradohen.
Ndaj 45 vjeçarit, janë ngritur akuzuat Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Kush është Durim Bami?
Të gjithë ishin bërë bashkë për ta vrarë, por Durim Bami ishte objektiv i vështirë për t’u eliminuar, edhe pse për kokën e tij rivalët vendosën 1 milionë euro.
Në po të njëjtën dosje “Revanshi”, ku Ervis Martinaj, Arben Ndoka apo Avdylajt e Shijakut donin doemos ta zhduknin, 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij u vendos masa “arrest me burg” në mungesë për vrasje dhe tentativën për vrasje të 3 personave, mes tyre edhe vetë ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Por liria e të fortit të Niklës nuk zgjati shumë.
Policia e Shtetit njoftoi me 12 Qershor se Bami, i cili dy ditë më parë u shoqërua nga autoritetet e Dubait, tashmë është arrestuar dhe për të ka nisur procedura e ekstradimit. Autoritetet shqiptare kishin mundur të gjurmonin lëvizjet e Bamit në Dubai dhe njoftuan kolegët e tyre për zonat ku mund të fshihej ai atje, siç në fakt rezultoi e tillë dhe u kap. Ai u shoqërua bashkë me të vëllanë Valterin, i cili pas verifikimeve shkencore në bazë të të dhënave të dërguara nga Shqipëria në Emiratet e Bashkuara Arabe, u la i lirë pasi për të nuk ka asnjë masë arresti.
Sjellja e tij në Tiranë do të jetë e vështirë, duke pasur parasysh se Dubai konsiderohet vendi më i vështirë në botë për ekstradime, edhe pse autoritetet tona pritet të luajnë çdo kartë për t’i bindur, përfshirë këtu edhe me partnerët e INTERPOL. Vendi ynë prej kohësh synon një marrëveshje ekstradimi me Emiratet, por akoma asgjë nuk ka në këtë drejtim.
Durim Bami është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal. Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës./Pamfleti
Burimi