Do i dorëzohehej Beogradit; kush është ish-ushtari i UÇK-së u arratis në Maqedoninë e Veriut?
Blerim Ramadani
Blerim Ramadani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raportohet se është arratisur nga shtëpia ku po qëndronte në “Arrest shtëpie” në Shkup. Ai u ndalua për t’u ekstraduar në Serbi, por si pasojë e reagimeve të forta, drejtësia maqedonse e liroi deri në një vendim të dytë më 16 gusht.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Blerim Ramadanit.
Ai u arrestua më 17 korrik në pikën e kalimit kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
Një gjykatë maqedonase më 1 gusht urdhëroi që Blerim Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak deri më 16 gusht. Por, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së veteranëve të UÇK, Faton Klinaku ka shkruar se Ramadani është arratisur pasi drejtësia maqedonase kishte vendosur për rikthimin e tij në paraburgim me qellim ekstradimin në Serbi.
Pra, ish-ushtari i UÇK-së kishte mësuar se do të ekstradohej në Serbi dhe ka vendosur të arratiset nga shtëpia në Shkup ku qëndronte në pritje të vendimit të gjykatës maqedonse. Kur ka mësuar se ndaj tij do të bëhej një ekstradim arbitrar, Blerim Ramadani ka vendosur të arratiset.
“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletë-arrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit”, shkruan ndër të tjera Faton Klinaku.
Autoritetet serbe e akuzojnë Blerim Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999. Ai ka qenë anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK.ish-pornostarja hakmerret ndaj producentit
Burimi