Djali i oficerit të BKH i përfshirë te ngjarja e “Fan Nolit”? Gazetari zbulon detaje
Gazetari Lavdrim Lita ka reaguar pas aludimeve dhe raportimeve, se në vrasjen e Martin Canit, ka qenë i përfshirë edhe një fëmijë i dytë, djalë i një hetuesi të BKH-së.
Sipas tij, në fakt bëhet fjalë për një person tjetër dhe jo për djalin e oficerit të BKH.
“Nga një verifikim.
-Rezulton që djali i oficerit të BKH, M.B, përfshirë në ngjarjen e rëndë tek Fan Noli është marrë në pyetje disa herë nga policia me inkurajimin e prindërve, bashkë me 8 nxënës të tjerë.
-Rezulton se djali i oficerit të BKH nuk është me flokë të gjata dhe me xhup të zi, ndërsa fëmija i e dyshuar i dytë sipas dëshmisë së fëmijës së plagosur Luis.M ka qenë me flokë të gjatë dhe xhup jeshil.
-Rezulton se fëmijët e tjerë kanë përjashtuar nxënësin K.B në këtë akt.
-Rezulton se oficerët e AMP po hetojnë të pavarur skenën e krimit dhe rolin e efektivëve.
Kaq. Me logjikë duket se nuk ka tendencë për manipulim”, shkruan ai.
Burimi