“Ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen”, Ardian Bajrami pas rinovimit me Benfikën: Dua të shpallem kampion
Adrian Bajrami ka folur pasi rinovoi kontratën me Benfikën deri në vitin 2029. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tregoi sa krenar ndihet, ndërsa preku objektivat për të ardhmen.
22-vjeçari tha pasi firmosi kontratën e re:
“Dua të rritem me skuadrën dhe të përmirësohem çdo ditë. Është një ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen time. Jam jashtëzakonisht krenar, dua të falenderoj familjen time dhe këdo në klub gjithashtu. E vlerësoj besimin dhe do të vazhdoj të punoj.
Përsa i përket objektivave personalë, dua të përmirësohem çdo ditë, të mësoj nga stafi i trajnerëve dhe nga shokët e skuadrës, nga Otamendi, Antonio dhe Tomas. Dua të vazhdoj të punoj dhe mësoj nga ato.
Dua të shpallem kampion, të fitoj çdo ndeshje me skuadrën, të rritem me gjithë skuadrën dhe të fitoj çdo gjë të mundshme”, u shpreh Bajrami.
adrian bajrami mbrojtësi i kombëtares shqiptare benfika
Burimi