
Disfata me Anglinë në gjysmëfinale, Van Dijk rezerva për arbitrin: Vrapoi menjëherë drejt tunelit pasi u mbyll ndeshja!
👁1546
Holanda është eliminuar nga Europiani “Gjermani 2024”, pas disfatës 1-2 kundër Anglisë vetëm në minutën e fundit të takimit.
Kapiteni i “Tulipanëve”, Virgil Van Dijk duket se nuk kishte shumë për të thënë pas takimit, por nuk i kurse disa fjalë për arbitrin gjerman Zwayer.
“Arbitri vrapoi menjëherë drejt tunelit pas rënies së fundit të bilbilit. Kjo gjë do të thotë shumë”, ishin fjalët e holandezit pas sfidës.
Burimi