Didier Deshamp i “kërcënuar” nga Belgjika, nëse eliminohet rrezikon postin e trajnerit te ‘Gjelat’ e Francës
Franca do të përballet sot kundër Belgjikës në orën 18:00, takim i vlefshëm për fazën e 1/8 të Kampionatit Europian 2024.
Një ndeshje që vlen dyfish për trajnerin e “Gjelave”, Didier Deshamp. Francezi ka një kontratë që e mban të lidhur me kombëtaren deri pas përfundimit të Botërorit 2026, por e ardhmja e tij është në rrezik, kryesisht nga përballja e sotme kundër Belgjikës.
Franca ka treguar lojë të dobët gjatë përballjeve në grupe, ku nuk siguroi vendin e parë, me 2 gola të shënuar në 3 ndeshje, një statistikë mjaft e dobët duke marrë parasysh se në letër kanë ekipin më të fortë të kompeticionit, të “blinduar” në çdo pozicion të fushës. Një eliminim sot nga Belgjika, sipas “L’Equipe” do të përkthehej në shkarkimin e Deshamp nga stoli i nënkampionëve të botës.didier deshamp trajneri i francës ndeshja me belgjikën
Burimi