Dhuna në futbollin e femrave, Disiplina pezullon me 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit; Tiranës dhe Dinamos i bllokohet merkato
Komisioni i Disiplinës ka bllokuar sot merkaton e skuadrave të Dinamos dhe të Tiranës. Të dy klubet kanë detyrime të prapambetura ndaj futbollistëve e nuk i kanë shlyer ato sipas afateve të vendosura nga FSHF.
Si rrjedhojë, të dy klubeve u është bllokuar merkato nga Komisioni i Disiplinës, teksa është paralajmëruar Tirana dhe Kukësi se do të ketë masa të tjera nëse nuk shlyejnë detyrimet që kanë përkatësisht ndaj Visar Bekajt dhe Atdhe Rashitit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1- FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/2/a, 17/1/b dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
2- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
3- Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4- Lojtari i KSSH Veleçiku, Amarildo Kacaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5- Zyrtari i KSSH Veleçiku, Besnik Duli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6- Zyrtari i KF Këlcyra, Renis Spahiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7- KF Bylis B, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a, të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
8- Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për sulm ndaj zyrtareve të ekipit kundërshtar në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/i dhe 33 të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9- Lojtarja e KFF Gramshi, Fleta Musaj, për sulm ndaj zyrtareve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10- Lojtarja e KFF Gramshi, Klesta Ago, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11- Zyrtarja e FK Partizani Femra, Aurora Seranaj, për sulm ndaj zyrtareve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12- Lojtari i KF Tirana U-21, Rejan Isakaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13- Lojtari i KF Tirana U-21, Anxhelo Tahiraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
14- Lojtari i KF Kinostudio U-16, Klevis Guri, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
15- AF Lefter Millo U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Luftëtari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
16-Lojtari i GAIA Sunday League, Klaidi Shala, për sjellje të dhunshme dhe kërcënuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
17- Vater 9×9, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis Elso Team kundër Vater, në bazë të neneve 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
18- Lojtari i Vater 9×9, Devis Mecollari, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
19- Lojtari i Vater 9×9, Mikael Hasani, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis Elso kundër Vater, FSHF Sunday League Albania, në bazë të nenit 3/d, 6/2/c, 13, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.
20- Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet e ndodhura në ndeshjen Primo MFC kundër Barrikada FC.
21- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Fadil Meta, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
22- FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
23-KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
24- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Visar Bekaj. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
25- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Atdhe Rashiti. FK Kukësi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 26, datë 25.09.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
26- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Akademia e Futbollit Pepa. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
27- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Mallakastra, Ledjan Kapllanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
28- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vila L MFC, Rigers Mersini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
29- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku U-17, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
30- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku U-17, Elis Xhuvelaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
31- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku U-17, Elios Kazheli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
32- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të AF Kampionët, Ervin Hysi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
33- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Football Republic U-13, Klevis Shkembi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
34- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Anselio Metaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
35- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Emiliano Beduli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
36- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Fiorgi Rexho, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
37- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Ardi Serjanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
38-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Daniel Melo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore, AF Elbasani – KF Bylis të zhvilluar më datë 04.12.2024 ora 16:30 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë KF Vora – Flamurtari FC të zhvilluar më datë 02.12.2024 ora 13:30 në stadiumin “KF VORA”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
Vendosi:
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
Danjel Ylli Ahmeti.
Mateo Edmond Maraj
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.edonisa aliu drejtoresha e gramshit komisioni i disiplinë tirana dinamo
Burimi