Detaje nga aksioni i SPAK në Shkodër, RENEA sekuestron 5 automjete të blinduara në banesat e fisit Bajri

Detaje nga aksioni i SPAK në Shkodër, RENEA sekuestron 5 automjete të blinduara në banesat e fisit Bajri

Zbardhen detaje nga operacioni i zhvilluar në Shkodër me urdhër të SPAK. Gjatë kontrollit të kryer ditën e sotme, forcat RENEA kanë sekuestruar 5 automjete të blinduara në bazat e Bajrave në Shkodër. Mësohet se janë kryer kontrolle në banesat e Safet, Behar dhe Enver Bajrit.
Operacioni me urdhër të SPAK lidhen jo vetëm me hetimet për masakrën e Dobraçit ku humbën jetën 4 persona, por edhe në lidhje me një çështje të re të hapur së fundmi. Një nga automjetet e sekuestruara nga forcat RENEA në qytetin e Shkodrës, është një makinë tip ‘Benz’ me targa ruse.
Ndërkohë, RENEA-t kanë kryer kontrolle në rrugë, makina dhe në banesa të të fortëve. Kontrolle janë kryer edhe në zonën e Dobraçit, e cilësuar si një prej pikave të nxehta sa i takon eksponentëve të botës së krimit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente