“Deklaratat e tyre, shqetësuese”, Curri për mjekët e Onkologjikut: Çufoja i dhjamosur vrapoi, tjetra kishte hall fotot

“Deklaratat e tyre, shqetësuese”, Curri për mjekët e Onkologjikut: Çufoja i dhjamosur vrapoi, tjetra kishte hall fotot

Analisti Arjan Curri ka komentuar deklaratat e dy mjekëve të Onkologjikut që u paraqitën sot në seancë për njohjen e masës së sigurisë.
Për mjeken Alketa Pere, analisti u shpreh se ishte e tronditur nga përgjegjësia dhe sipas tij është shqetësuese fakti që është e mërzitur më shumë për imazhin sesa për problemin real.
Ndërsa për Edmond Gashin, Curri u shpreh se ‘iku si Çufo i dhjamosur’ dhe i cilëson të dy si të kancerosur, njëri në tru, tjetri në lëkurë.
“E pashë të tronditur, tronditja lidhet më një lloj përgjegjësia. Fakti që është shqetësuar më shumë për fotot për imazhin dhe i bërtet gazetarëve, janë mësuarve që i bërtasin të sëmurëve dhe me të njëjtën arrogancë i kthehet gazetarëve. Derisa prokuroria e ka çuar çështjen deri këtu, besoj do të ketë një provë kundër tyre. Një tjetër skemë që ishte akoma më qesharake, dr. Çufo obez. Kur shikoj obez, lufta me obezitetin nuk luftohet kollaj, Këta mjekë janë kancerosur, njëra në cipën e trurit dhe njëri në cipën e lëkurës së shqyer  nga dhjami.
Po patë çufo të dhjamosur, njerëz që më shumë shqetësohen për pamjen e jashtme, ikni me vrap nga ata. Nuk e kuptoi kur çufo e gjeti gjithë atë shkathtësi. Kur ti merr një masë, në shtëpi do të të çojë në policia. Mjerë njerëzit që shkojnë në spitale dhe në gjykata. Gjykatës i ikën njerëz me masë shtrënguese, ai mund të ishte arratisur shiko sa i shkathtë është, çeta e derrave.
Qeveria e dinte këtë, në 2025 janë rrahur me grushte, një ministër dhe një tjetër kishte vjehrrin me kancer, dihej kjo situatë. Korrupsioni në këtë sistem është kapilar, të gjitha diheshin. Fakti që shpërthen tani, qeveria nuk trembet fare Do t’i paguajnë haqet e popullit, unë pash dy mjekë me kancer aty”, tha Curri për “TCH”.
Burimi