Debati për mandatin e Holta Zaçaj, politologu: Paaftësia e Kushtetueses u pa te çështja “Xhaçka”
Pedagogu dhe profesori i shkencave politike, Roland Lami ka folur lidhur me mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Kjo e fundit, deri tani i ka dhënë sinjalet se nuk do pranojë të largohet nga detyra.
Gjykata e Lartë ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatë, duke konfirmuar vakancën pas mbarimit të mandatit të Zaçajt, ndërsa kryetarja i është drejtuar Komisionit të Venecias.
Roland Lami tha se vihet re shumë qartë paaftësia e institucionin për të përmbushur detyrimet që i cakton Kushtetuta.
“Mua më bën të mendoj për paaftësinë që ka ky institucion për aftësinë për të përmbushur detyrimet që i cakton Kushtetuta. Më qartë paaftësinë e këtij institucioni e shoh te mandati i zonjës Xhaçka.
Më pas do të interpretojmë dhe sjelljen që ka pasur kreu i këtij institucioni në raport se me kur i mbaron mandati kushtetues. Për rastin Xhaçka kemi dy mocione që i paraqitën në Këshillin e mandateve, i cili mban qëndrimi kundër duke gjykuar që në rastin e zonjës Xhaçka nuk ka mospërputhje në atë ç’ka parasheh Kushtetuta. Paraqitet në Parlament dhe parlamenti voton. Edhe krijohet precedenti këtu fillon interpretimi im, duke prishur rregullin dhe duke mosrespektuar Kushtetutën.
Sipas meje, Kuvendi është mazhoranca dhe prish një traditë”, tha Lami për “Abc News”.
Burimi