‘Cirku’ me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti: Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë
Teksa ka komentuar skandalin te Onkologjiku, mjeku Ilir Alimehmeti tha se ky fenomen ka dhe shumë pjesëtarë të tjerë që priten të dalin në dritë.
Sipas tij nuk munden që ata mjek t’ia hedhin gjithë shtetit dhe raportet e KLSH e kanë treguar problematikën tek Onkologjiku edhe më parë.
“E shoh si një fenomen diçka që ka ndodhur kur ti lë një ambient në këtë lloj mënyre. Ne s’kemi një sistem kontrollues. Kishim program për kontrollin e kancerit dhe nuk kemi asnjë rezultat. Ne kishim të dhëna nga KLSH nga viti i kaluar. Dimë që barna nuk kishte. Ne i krijojmë llojet e mjegullave në onkologjikut, dhe pastaj brenda kësaj mjegulle krijohen disa lloje fenomenesh, kjo dramë nuk ka vetëm këta aktor, por shumë më tepër, ka dhe regjisor, skenaristë, ka dhe spektatorë. Kjo KLSH jep dhe rekomandime, pse nuk bëhen këto gjëra. Kjo më duket si një lloj hiri i hedhur syve, por është vetëm një episod i fushës së stërmadhe të patologjisë onkologjike. Ne kemi shpenzime në shëndetësi 2.78% në GDP. Të gjithë i dimë, ne habitemi kur shohim rastin e përveçëm. Ore po sistemi i monitoron, i kontrollon. Ku shkoi ky pacient prapa. Ku qëndron gjithë ai që quajmë shtet? A mundet një individ t’ja hedh një shteti”, shprehet Alimehmeti më “Report TV”.
Burimi