Çfarë fshihet pas urdhër-arresteve për besnikët e Putinit dhe sa mund të zbatohen?

Çfarë fshihet pas urdhër-arresteve për besnikët e Putinit dhe sa mund të zbatohen?

Valery Gerasimov-Putin-Sergei Shoigu

Ka ende shumë destinacione të mundshme për besnikët e Putinit. Shoigu udhëton herë pas here, ku kujtojmë se shoqëroi Putinin në Pekin muajin e kaluar. Por Gerasimov nuk ka udhëtuar edhe aq shumë…

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka lëshuar urdhër-arreste për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjeneralin Valery Gerasimov.
Praktikisht, këto urdhër-arreste nuk do të kenë shumë kuptim pasi Rusia nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), kështu që gjykata nuk ka juridiksion lidhur me këtë.
“I parëndësishëm”, kështu e cilësoi vendimin Këshilli i Sigurimit i Rusisë, sekretar i të cilit është Sergei Shoigu. Teorikisht, lëvizjet e Shoigut dhe Valery Gerasimov tani janë mjaft të kufizuara.
Të dy do të përballen me arrestim nëse shkelin në ndonjë nga 124 shtetet nënshkruese të ICC. Ky kërcënim me paraburgim ishte i mjaftueshëm për të penguar Vladimir Putinin të merrte pjesë në një samit të BRICS në Afrikën e Jugut vitin e kaluar, pasi u lëshua një urdhër-arrest nga ICC-ja për të, disa muaj më parë.
Por siç e kemi parë që atëherë, presidenti rus ka mundur të udhëtojë shpesh herë. Vetëm në dy muajt e fundit, ai ka shkuar në Kinë, Uzbekistan, Bjellorusi, Korenë e Veriut dhe Vietnam, ku asnjë prej tyre nuk është anëtar i ICC.
Ka ende shumë destinacione të mundshme për besnikët e Putinit. Shoigu udhëton herë pas here, ku kujtojmë se shoqëroi Putinin në Pekin muajin e kaluar. Por Gerasimov nuk ka udhëtuar edhe aq shumë.
Pas Putinit dhe pasardhësit të Shoigut si ministër i Mbrojtjes i cili do të jetë Andrey Belousov, është personi i tretë më i fuqishëm në ushtrinë ruse. Pra, nuk ka asnjë mundësi që asnjëri prej tyre të arrestohet.
Tashmë ka tetë urdhër-arreste të ICC-së ndaj figurave të larta ruse lidhur me pushtimin e Ukrainës. Për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë, Rusia pretendon se është nën sulm nga Perëndimi.
Kujtojmë se, GJND-ja njoftoi se ka fakte të arsyeshme për të besuar se dy të dyshuarit Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimov janë përgjegjës për dhënien e urdhrave për sulme ndaj objektivave civile dhe për shkaktimin e dëmeve të shumta ndaj civilëve, akuza këto që trajtohen si krime lufte.
Gjykata përmendi sulmet ruse që goditën termocentralet dhe nënstacionet e rrjetit elektrik të Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi nga detyra Shoigun, i cili mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes në muajin maj, në kuadër të një ndryshimi të kabinetit pas fillimit të mandatit të ri presidencial./ Përshtati “Pamfleti”, nga “Sky News”.
Burimi