Censi 2023/ Zbardhen shifrat sa banorë jetojnë në secilën bashki, Shkodra dhe Elbasani me rënien më të lartë
Censi 2023 ka evidentuar se në cilat qarqe dhe bashki është përqëndruar popullsia më e madhe. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758 513 banorë.
Këtu është përqëndruar dhe mosha më aktive. 403 022 banorë janë të moshës 15 – 64 vjeç. Ndërkohë nga 598 176 banorë që janë në total në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave. Janë 287 992 meshkuj nga të cilët 191 499 janë forcë pune, ( të moshës 15 – 64 vjeç). Ndërsa për femrat shifra është 310 184, dhe nga këta 211 523 të moshës 15 – 64 vjeç.
Qarqet nga ku po ikin më shumë
Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.
Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023
Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 përqind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 përqind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 përqind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 përqind në Itali.
Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 përqind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren
Numri i banorëve sipas qarqeve- Në qarku e Tiranës jetojnë 758 513 banorë- Në qarkun e Beratit jetojnë 140 956 banorë- Në qarkun e Dibrës jetojnë 107 178 banorë- Në qarkun e Durrësit jetojnë 226 863 banorë- Në qarkun e Elbasanit jetojnë 232 580 banorë- Në qarkun e Fierit jetojnë 240 377 banorë- Në qarkun e Gjirokastrës jetojnë 60 013 banorë- Në qarkun e Korcës jetojnë 173 091 banorë- Në qarkun e Kukësit jetojnë 61 998 banorë- Në qarkun e Lezhës jetojnë 99 384 banorë- Në qarkun e Shkodrës jetojnë 154 479 banorë- Në qarkun e Vlorës jetojnë 146 681 banorëGjithashtu ne raportin e Censit 2023 është dhe shpërndarja e popullsisë në Shqipëri
Popullsia banuese sipas bashkiveBerat 62 232Kuçovë 31 077Poliçan 8 762Skrapar 10 750Dimal 28 135Bulqizë 26 826Dibër 50 775Klos 12 172Mat 17 405Durrës 153 614Krujë 51 191Shijak 22 058Belsh 17 123Cërrik 25 163Elbasan 115 101Gramsh 16 533Librazhd 23 312Peqin 16 580Prrenjas 18 768Divjakë 24 882Fier 101 963Lushnje 63 135Mallakastër 15 838Patos 18 227Roskovec 16 332Dropull 8 259Gjirokastër 23 270Këlcyrë 4 400Libohovë 2 765Memaliaj 6 578Përmet 7 980Tepelenë 6 761Devoll 25 897Kolonjë 7 519Korçë 60 754Maliq 31 008Pogradec 46 070Pustec 1 843Has 11 684Kukës 36 125Tropojë 14 189Kurbin 34 405Lezhë 51 354Mirditë 13 625Fushë Arrës 4 878Malësi e Madhe 21 684Pukë 6 222Shkodër 102 434Vau i Dejës 19 261Kamëz 96 137Kavajë 30 012Rrogozhinë 12 567Tiranë 598 176Vorë 21 621Delvinë 6 166Himarë 8 328Konispol 4 898Finiq 11 413Sarandë 22 613Selenicë 9 580Vlorë 83 683
Burimi