
Çelsi nuk fiton as me 13 minuta shtesë, Mançester Junajtid harron “shijen” e fitores
Çelsi nuk arriti dot më shumë se një barazim 1-1 me Notingem Forestin në javën e shtatë të Premier Ligës.
Noni Maduke dhe Enzo Fernandez patën disa raste të mira shënimi, por goli për “Blutë e Londrës” sot u duk më i vështirë se kurrë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
45 minutat e dyta ishin shumë më aktive. Notingemi kaloi në avantazh me Kris Ud dhe luajti mjaft mirë në 15 minutat e para. Çelsi reagoi shpejt duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 57 me Noni Madueke.
Nottingam mbeti me një lojtar më pak, por as kjo nuk e ndihmoi Çeksin të realizonte përmbysjen. Madje, londinezët kishin 13 minuta kohë shtesë.
Gjatë minutave të fundit të ndeshjes pati dhe gjaknxehtësi me lojtarët e dy skuadrave që u përplasën me njëri-tjetrin.
Në krahun tjetër, Mançester Junajtid ka harruar “shijen” e fitores. “Djajtë e Kuq” barazuan pa gola në transfertë kundër Aston Vilës.mançester junajtid aston vila çelsi notingem forest premier liga
Burimi