![Broja la fushën i dëmtuar pas gjysmë ore lojë, trajneri i Evertonit: E humbëm zëvendësimin herët](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/broja-la-fushen-i-demtuar-pas-gjysme-ore-loje-trajneri-i-evertonit-e-humbem-zevendesimin-heret_677998e18154c.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Broja la fushën i dëmtuar pas gjysmë ore lojë, trajneri i Evertonit: E humbëm zëvendësimin herët
Armando Broja u dëmtua sot në ndeshjen që Evertoni po luante në transfertën e Bornmëth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 32. Dëmtimi i yllit kuqezi ka shqetësuar jo pak stafin, që do të tregojë më shumë rreth situatës së tij, në ditët në vijim. Për këtë temë ka folur trajneri, Shon Dajç, që i besoi ndeshjen e dytë radhazi si titullar.
“Shumë zhgënjyese për atë. E humbëm si lojtar shumë herët dhe zëvendësimin po ashtu. Por Dom u përshtat me të vërtetë mirë kur u aktivizua”, u shpreh trajneri i Evertonit shkurtimisht pas humbjes.
Akoma mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit të Brojës. Sulmuesi kuqezi mungoi në muajt e parë të sezonit, ndërsa duhet të përballet sërish me një dëmtim tjetër.shon dajç trajneri i evertonit armando broja
Burimi