Bogdani i “kërkon nder” Armando Brojës: Ma lër edhe disa vite rekordin

Bogdani i “kërkon nder” Armando Brojës: Ma lër edhe disa vite rekordin

Rekordin për më shumë gola të shënuar me Kombëtaren shqiptare e mban Erjon Bogani. Sulmuesi i shumë skuadrave në Serinë A shkëlqeu me fanelën kuqezi në vitet 2000 duke shënuar 18 gola në 75 ndeshje.
Sot e kësaj dite askush nuk i është afruar rekordit me ndjekësin më të afër që është Alban Bushi me 14 rrjeta të prekura. Në Kombëtaren e sotme, janë disa elementë që kanë potencialin për ta thyer këtë rekord dhe një ndër ta është padyshim Armando Broja.
Talenti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola në 23 ndeshje edhe pse ka qenë i kushtëzuar nga minutat e pakta dhe dëmtimet. Është në rrugën e duhur pasi mesatarisht, si Bogdani edhe Broja shënojnë 0.2 gola për ndeshje.
Të ftuar në emisionin ‘Kampionët’, Bogdani iu drejtua Brojës duke i bërë një kërkesë për sa i përket këtij rekordi.
“Dua t’i them Brojës që ma lër edhe disa vite rekordin pastaj mund ta thyesh”, u shpreh Bogdani dhe u shoqëria me të qeshura nga Broja.erjon bogdani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare armando broja
Burimi