Beshiktashi ndalet në transfertën e Gaziantep, Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli

Beshiktashi ndalet në transfertën e Gaziantep, Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli

Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te Beshiktashi. Pas një periudhe të keqe, tashmë duket se ka fituar besimin e trajnerit Van Bronkhorst.
Lojtari i Kombëtares shqiptare ishte protagonist te penalltia e fituar nga skuadra turke. Pikërisht Muçi hodhi topin në zonë në aksionin ku u fitua më pas penalltia që u përkthye në gol.

Beshiktashi gjithsesi u ndal me 1 gol nga Gaziantep në fundin e takimit. 1-1 përfundoi gjithçka, teksa tashmë Beshiktashi mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Gallatasaraji.ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare beshiktash
Burimi