Bëma e padëgjuar më parë nga Sër Aleks Ferguson, ish-trajneri i Junajtid i dhuroi 100 mijë euro lojtarit të linte futbollin

Bëma e padëgjuar më parë nga Sër Aleks Ferguson, ish-trajneri i Junajtid i dhuroi 100 mijë euro lojtarit të linte futbollin

Sër Aleks Ferguson para shumë kohësh i kishte ofruar një ish-lojtari të Mançester Junajtid 100 mijë euro për t’u tërhequr menjëherë nga futbolli, kur lojtari kishte qenë vetëm 29 vjeç.
Ferguson kishte shijuar një aventurë legjendare te Junajtid, duke u shpallur kampion i Anglisë plot 13 herë. Ai ka drejtuar disa prej lojtarëve më të mirë në botë duke përfshirë Erik Kantona, Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi.
82-vjeçari madje njihet edhe si një ‘figurë babai’ dhe kishte dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij në plot raste. Fergson i kishte ofruar Pol MekGret 100 mijë euro për të lënë futbollin për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit. MekGret kishte vuajtur nga varësia ndaj alkoolit, dhe Ferguson ishte i gatshëm që ta paguante irlandezin vetëm që ai të largohej nga klubi dhe të linte futbollin. 
Gjatë asaj kohe, MekGret kishte refuzuar ofertën e Fergusonit, pasi ai kishte besimin se mund të jepte edhe më shumë si lojtar. MekGret gjithësesi u largua nga Junajtid për tek Aston Vila, atje ku kishte marrë nofkën ‘Zot’.sër aleks ferguson ish-trajneri i mançester junajtid mekgret
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente