Bashkëpunuan me autorët në vrasjen e dyfishtë në Velipojë, Gjykata merr vendimin për Zyber Zagradin dhe Mario Palin
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Zyber Zagradi, kamarieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.
Mario Pali dhe Zyber Zagradi u përfshinë në përplasje fizike me dy viktimat. Madje 26 vjeçari Zagradi, u plagos në këmbë. U largua nga vendi i ngjarjes dhe kërkoi ndihmë në spital.
Mbrëmjen e të hënës pronarët e hotelit në Velipojë, vëllezërit Frroku debatuan me dy viktimat dhe me pas shkrepën armën.
Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dhe më pas humbën jetën në spital 33-vjeçari Ersild Ishmi dhe 22-vjeçari Arsid Hoxha.
Por kjo ngjarje sipas policisë dyshohet se i ka fillesat tek një konflikt mes palëve ndodhur fundin e qershorit në hotelin në pronësi të dy vëllezërve. Ersild Hoxha në atë kohë kanosi me armë kuzhinierin e hotelit.
Konflikti i afro dy muajve me parë u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e të hënës ku humbën jetën dy të rinjtë.
Burimi