
Barcelona rikthehet te fitorja me tripletën e Levandovskit, katalanasit marrin të vetëm kreun e La Liga
👁740
Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga! Katalanasit sot fituan 1-3 ndaj Deportivo Alavesh në transfertë, duke numëruar gjithsej 8 fitore dhe një humbje në kampionat.
Ndeshja ishte shumë e lehtë për lojtarët e trajnerit Hansi Flik, të cilët gjetën golin e parë që në minutën e 7. Kjo ishte ndeshja e sulmuesit Levandovski, i cili shënoi tripletë
Në minutën e 22, polaku shënoi golin e dytë. Në të dyja rastet, i asistuar nga Rafinja. Për të kompletuar tripletën personale, Levandovski shënoi edhe në minutën e 32.
Me këtë fitore, Barça merr e vetme kreun e La Liga. 3 pikë më pak numëron Reali i Madridit, që e ndjek si vendi i dytë.barcelona deportivo alavesh la liga
Burimi