Baloteli nuk e mohon reputacionin si “djalë i keq”, filmohet tapë gjatë pushimeve dhe rrëzohet në rrugë (Video)
Një tjetër pengesë për Mario Balotellin, i cili duket se nuk dëshiron ta mohojë reputacionin e tij si një ‘djalë i keq’. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane vjen i freskët nga një sezon pozitiv në Turqi me Adana Demirspor.
Ai është filmuar natën mes së shtunës dhe të dielës në Lignano Sabbiadoro, ku shkon shpesh me pushime, ndërsa ka rënë përtokë në rrugë, duke u përpjekur për t’u ngritur, por pa sukses. Pastaj mezi u ngrit këmbë, ndoshta i trullosur nga pijet e shumta. Videoja e arritjes josportive të sulmuesit 33-vjeçar është bërë “virale” në rrjetet sociale.
Baloteli ishte në shoqërinë e një miku të tij, i cili u tërhoq zvarrë në tokë nga vetë sulmuesi, pavarësisht përpjekjes së tij për ta ndihmuar. Që në fillim të videos shohim se futbollisti nuk është në zotërim të plotë të aftësive të tij psiko-fizike, para se të rrëzohet në tokë.
mario baloteli ish-sulmuesi i kombëtares italiane
Burimi