Bajerni nuk fal as Lajpcigun, bavarezët triumfojnë me “manita” dhe marshojnë drejt titullit kampion

Bajerni nuk fal as Lajpcigun, bavarezët triumfojnë me “manita” dhe marshojnë drejt titullit kampion

Bajerni i Mynihut ka triumfuar 5-1 përballë Lajpcigut në kuadër të javës së 15 në Bundesligë. Ndeshja nisi direkt me 2 gola brenda 1 minute lojë. Jamal Musiala kaloi bvarezët në epërsi me asistimin e Miajkëll Olize.
Por, mysafirët reaguan shpejt me anë të Benxhamin Sesko, që u asistua nga Loik Openda dhe barazuan rezultatin. Kevin Lamier riktheu epërsinë për Bajernin në minutën e 25, kur Olize kompletoi edhe asistimin e tij të dytë.
Kaluan 11 minuta lojë dhe Xhoshua Kimish shënoi për 3-1, me Musialan që ishte në rolin e asistuesit. Bajerni dominoi pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për të vulosur fitoren e tyre.
Në minutën e 75, Leroi Sane shënoi për 4-1, teksa Alfonso Devis ishte asistuesi. Tre minuta më vonë, Devis ndryshoi rol, nga asistues në golashësnues, me Kimish që e shërbeu shumë mirë kanadezin.
Bajerni i Mynihut vazhdon si lider me 36 pikë, shtatë më shumë se Bajer Leverkuseni që ka një ndeshje më pak.bajerni i mynihut lajpcig bundesliga
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente