‘Babi më quajti Doruntina nga vepra jote’, këngëtarja zbulon lidhjen e veçantë me Ismail Kadarenë

‘Babi më quajti Doruntina nga vepra jote’, këngëtarja zbulon lidhjen e veçantë me Ismail Kadarenë

Tayna

Reperja e njohur Tayna, emri i vërtetë i së ciës është Doruntina, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram reagimin e saj pas vdekjes së kolosit shqiptar, Ismail Kadaresë, duke treguar  dhe një lidhje të veçantë me emrin e saj.
Tayna ka zbuluar se babai i saj ia kishte vënë emrin duke u frymëzuar nga vepra e Kadaresë, “Doruntinë”.
“Edhe kur kujtesa ime e lodhur ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës. Vetëm në stacionet kryesore do ndalojë. Unë ty sdo të harroj”. Babi më quajti Doruntina nga vepra jote. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare! Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”.

Ismail Kadare ka ndërruar jetë në urgjencën e Tiranës, në moshën 88-vjeçare.
Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
tayna ismail kadare
Burimi