Autoritetet gjermane japin alarmin, dyshime për kontaminim të ujit; në shënjestër komplekset ushtarake?
Autoritetet në një qytet në perëndim të Gjermanisë dhanë alarmin se uji mund të jetë i kontaminuar si pasojë e një ndërhyrjeje në tubacionet.
Pas një analize paraprake të kampioneve të ujit në Mehernih, autoritetet thanë të premten se aktualisht ata mund ta përjashtojnë praninë e kimikateve të huaja dhe substancave biologjike në ujë, por banorët duhet të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të tij.
Këtu përfshihet zierja e ujit përpara konsumit, përdorimi i tij vetëm për qëllime shtëpiake dhe pajisjen me ujë me shishe si masë kujdesi.
Në qytetin Mehernih ndodhen komplekse që i përkasin forcave të armatosura federale të Gjermanisë, të cilat furnizohen nga i njëjti rezervat uji.
Autoritetet u alarmuan për një kontaminim të mundshëm pasi një vrimë u gjet e hapur në gardhin me tela që rrethon kompleksin ushtarak.
Mehernih ndodhet në afërsi të Këlnit, ku një incident i ngjashëm u verifikua ditën e mërkurë. Edhe në këtë rast, autoritetet e bazës dhanë alarmin dhe rrethuan kompleksin nën dyshimin se uji mund të kishte qenë i kontaminuar me lëndë toksike.
Burimi