Atentati ndaj Trump, zbardhen detaje të reja: Snajperi i policisë shpëtoi ish-presidentin, qëlloi armën e autorit
Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Mësohet se një snajper policie ka shpëtuar jetën e Trump duke qëlluar armën e autorit dhe duke e rrëzuar për tokë.
Sipas një raporti nga kongresmeni i Luizianës, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e Thomas Matthew Crooks dhe ndërpreu synimin e tij për të vrarë ish-presidentin gjatë një fjalimi në Butler, Pensilvani. Pak çaste më vonë, një snajper i Shërbimit Sekret vrau agresorin e sulmit.
Ish-presidenti nuk kishte mbrojtje gjatë mitingut të tij të 13 korrikut në Butler, kur një plumb e qëlloi në veshin e tij të djathtë.
Raporti i Higgins tregon se një anëtar i SËAT ishte i pari që qëlloi në drejtim të vrasësit të Trump, nga 100 metra largësi.
“Me një të shtënë të vetme, ai qëlloi drejt personit të armatosur dhe goditi një pjesë të pushkës së tij. Kjo e rrëzoi personin e armatosur nga pozicioni i tij përkohësisht, por, pas vetëm disa sekondash ai u shfaq përsëri. Ndërsa disa sekonda më vonë, agresori u qëllua për vdekje nga Sigurimi”, thuhet në raport.
Kujtojmë se agresori Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga një ekip kundër-snajperist i Shërbimit Sekret pasi qëlloi 8 herë me plumba në drejtim të Trump nga një çati jashtë perimetrit të sigurisë së tubimit.
FBI po heton aktualisht dështimin e mbrojtjes ndaj Trump ndërsa liderët politikë në Kongresin e SHBA kanë nisur gjithashtu hetimet.
Burimi