Atentati ndaj pronarit të hotel ‘Voloreka’, ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi; pjesë e grupit të Laert Haxhiut
Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Firdeus Berberi, i cili u arrestua bashkë me Laert Haxhinë.
Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqipërisë, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Berberi ishte i arrestuar në Greqi bashkë me Laert Haxhinë, drejtues të një klani kriminal në Lushnjë dhe i ekstraduar këtë vit po nga Greqia. Berberi u arrestua në maj 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me Laert Haxhiun.
Ai ishte shpallur në kërkim që prej 25 qershorit të dy viteve më parë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Griseld Maxhari kanë plagosur me armë zjarri pistoletë Johan Muçllari.
Berberi akuzohet se i ka bërë më 25 prill 2022 një atentat Johan Muçllarit, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.
Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.
Kush është Firdeus Berberi, pjesë e grupit të Laert Haxhisë
Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, person ky me precedentë penalë i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020.
Prokuroria e Korçës kërkon nga autoritet Helene, që Firdeus Berberi të transferohet drejt Shqipërisë, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor.
Në dosje evidentohet se Berberi, ka qëlluar 4 herë me armë në drejtim të Johan Muçllari, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e këmbës. Në pamundësi për ta vrarë me pistoletë, teksa Johan Muçllari, ndodhej i shtrirë në rrugë, Firdeus Berberi, e ka sulmuar sërish, por këtë herë me thikë.
“Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi
Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, njofton policia.
hotel volorek firdeus berberi greqia ekstradim laert haxhiu
Burimi