Atentat për tradhti Lorenc Kostës, lihet në burg Erjon Goxhara: Isha në gjendje të rënduar psikologjike!

Atentat për tradhti Lorenc Kostës, lihet në burg Erjon Goxhara: Isha në gjendje të rënduar psikologjike!

Erjon Goxhara para gjykatës

Goxhara ka kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por kërkesa është refuzuar nga Gjykata.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Erion Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pak ditë më parë te Komuna e Parisit. 
Goxhara ka kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por kërkesa është refuzuar nga Gjykata.
Goxhara plagosi më 19 gusht Lorenc Kostën, pasi dyshonte se bashkëshortja e tij kishte lidhje me të. Ai deklaroi se gruaja e tij e kishte pranuar lidhejen me Kostën. Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. 
Në dëshminë e tij para ish-kolegëve, Erjon Goxhara i vetëdorëzuar pasditen e së mërkurës, tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxhara, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet ku vetë ish-efektivi ka thënë se në një rast Kosta e ka kërcënuar se do ta hiqte nga puna.
“Ndodhesha te Komuna e Parisit me vajzën time, ishim ulur në një restorant. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras”, ka rrëfyer Goxhara.
Pas kësaj dëshmie, ai ka thënë për hetuesit se menjëherë u largua me vajzën e tij dhe takoi djalin. Gjatë rrugës, 46-vjeçari është pikasur nga një efektiv, i cili i ka kërkuar të dorëzohej, por Goxhara ka vijuar te largohet drejt zonës së Dajtit.
 
 
Burimi