Atentat me tritol në Mirditë, Ledovik Syziut i hedhin në erë makinën në oborrin e shtëpisë

Atentat me tritol në Mirditë, Ledovik Syziut i hedhin në erë makinën në oborrin e shtëpisë

Foto ilustuese

Një atentat me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Mirditë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit Ledovik Syziu, që ndodhej i parkuar në oborrin e banesës në fshatin Malaj.
Syziu ka shkuar në mëngjes për të ndezur makinën dhe menjëherë ajo ka shpërthyer duke e lëndë atë të plagosur.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policisë, që kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për gjetjen e autorëve të këtij atentati.
Mësohet se 47-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sipas policisë Ledovik Syziu njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për të cilën policia po heton nëse ka pasur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës.
‘Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.
Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.’, njofton policia.
ledovik syziu mirditë
Burimi