Astrologia zbulon si nis muaji korrik për shenjat e horoskopit: Cila gjen zgjidhje për portofolin
Meri Gjini ka bërë parashikimin Horoskopit për ditët e fundit të qershorit, dhe 4 ditët e para të korrikut, mëngjesin e sotëm në “7pa5”.
Hyrja më e fortë e javës është hyrja fantastike e Venusit me Marsin. Kjo domethënë që pasioni do ngjyros mendimet, veprimet dhe agjendën. Dhe pasioni në kuptimin më të mirëfilltë të javës, të erosit.
E shtuna është dita më e mirë e muajit qershor, pas disa hyrjeve shumë të vështira planetare.
Pjesa e jetës personale e gjithësecilit do zgjidhet dhe do japin më të mirën.
DashiDo e gjej veten me shoqëri, miqësi apo me fëmijë, por në lëvizje. Vështirë të gjejm një dash që do qëndrojë në vendet e të përditshmes së tyre. Planet e tyre do jenë të punojnë nga distanca, nëse e kanë të mundur. Duke qenë që Marsi është shumë afër Diellit të tyre, në një pozicion që mund të sillte një ndryshim ekonomik, do ishte mirë që pushimet e kësaj fundjave të jenë sa më shkurt.
DemiKanë Marsin te vetja në një trekëndësh fantastik me Venusin. Është ekzaktësisht sot kjo hyrje. I dedikohet punës, lëvizjeve që duhet të bëjnë në shërbim të lekut. I dedikohet detyrimeve që kanë me të tretët. Është shumë e rëndësishme që sot të vendosni në agjendë çfarë kanë për zgjidhur për të gjithë muajin. Diskutimet që duan të bëjnë në shërbim të zgjerimit të punës, vendosini në agjendë nga sot deri të shtunën.
BinjakëtMe një humor pak të brishtë, nga njëra anë dëshira për emocione të forta dhe nga ana tjetër ngacmimi më i vogël iu bën që të kthehen përsëri në paqëndrueshmërinë që i ka shoqëruar që nga mesi i qershorit. Mërkuri dhe Venusi nuk i dha mundësinë për të zgjidhur problemet, por i nxorri në sipërfaqje. Gjeni mundësinë për arratisje të vogla. Zgjidhni miq e shokë e shumë të afërt ose mbyllni telefonin dhe qëndroni me veten.
GaforrjaNjë katërditësh fantastik. Mërkuri dhe Venusi është te ju. Ka një zgjidhje të problematikave të së kaluarës. Çfarë keni për të mbyllur e për të sqaruar nga muaji qershor, duket sikur ju ndihmon ritmi i ditës së sotme t’i vini kapakun lehtësisht e me fat. Zgjidhni të bëni gjëra që i keni dëshirë dhe që ju mungojnë. Kjo hyrje planetare do të ndikojë deri në datën 4 korrik. Bëni agjendën në një formë të tillë, që kush ka për të zgjidhur çështje ekonomi, profesioni t’i zgjidhi deri në datën 4 korrik.
LuaniKy Mars në hyrje të drejtëpërdrejtë pozitive trekëndorë me Venusin, te Luani sjell mbyllje të problematikave në lidhje me fëmijët, pasardhësit, të rinjtë e shtëpisë. Probleme të vogla apo të madha, deri në datën 3-4 do ndihmojë shumë për zgjidhjen e tyre dhe bëhuni gati për verën.
VirgjëreshaKa qenë një periudhë në të cilën kush e ka shfrytëzuar siç duhet dhe kush i organizon gjërat siç duhet deri në 20 korrik, do zgjidhë atë që ka patur prioritet këtë vit. Që kanë të bëjnë me çështjet e punës, produktivitetit, karrierës. Puna ka ngelur dhe do ngelet prioritet. Ky Mars është në trekëndësh sot me Venusin, do ishte mirë të sqarojnë, diskutojnë, të kërkojnë ndihmë e këshilla.
PeshorjaNjë katërditësh argëtues, relaksues dhe një periudhë që do japë mundësinë të kompesojë çfarë vështirësish kanë pasur që nga fundi i korrikut i një viti më parë. Kush nga peshorja është beqarë apo beqare është momenti të ëndërrojë bukur.
AkrepiKanë pak vështirësi edhe pse marsin e kanë përballë, kanë vështirësi me ritmin e tyre. Rezultati dhe koha nuk puqen. Duhet të keni durim edhe pse duket shumë e vështirë për Akrepin në këtë moment. Saturni te Peshqit do kthehet në të kundërt në datën 30 për të lehtësuar situatën, por ritmi për ju do jetë ende i ngadaltë. Nëse mësoheni me këtë ritën, çdo gjë do shkojë perfekt.
ShigjetariMe pikpyetje dhe problematika të vogla prishin humorin dhe terezinë e kësaj periudhe. Do ishte mirë të ulen të diskutojnë e të sqarohen, nga sot deri në 4 korrik. Lini pas problemet dhe pakënaqësitë. Nëse nuk i zgjidhni tani, në vazhdimësi do ngrihen tonacionet. Nuk është momenti për të shijuar sportet ekstreme siç doni ju.
BricjapiGjeni një mënyrë që të organizoni lëvizje për t’i kënaqur të gjithë. Nëse do që të jetë një fundjavë e qetë dhe e paqtë. Venusi dhe Marsi i favorizon shumë për të gjetur një paqe me çfarë kanë brenda vetes së tyre, që zakonisht nuk i shprehin.
UjoriMe lëvizje që kanë të bëjnë për zgjidhje të një çështje të rëndësishme familjare. Dhe një lëvizje ekonomike. Këmbime dhe zgjidhje me sistemin bankar. Ngjyra e bukur deri të dielën nuk do të mungojë. Nga e diela në darkë deri të martën kujdes me komunikimin me të rinjtë e shtëpisë.
PeshqitSaturni te Peshqit do kthehet në të kundërt. Kjo do lehtësojë shumë ngarkesat emocionale, por edhe çështjet e shëndetit. Marsi në lëvizje trekëndore me Venusin. Kush nga peshqit ka guximin të shijojë dashurinë, tani është momenti. Hëna ka një tendencë për të akzagjëruar në shprehjen e emocioneve. Lëreni për nesër këtë pjesë.astrologia shenjat e horoskopit muaji korrik
Burimi