As shtesat nuk prodhojnë fitues, kualifikimi në gjysmëfinale mes Anglisë dhe Zvicrës kalon nga penalltitë
As 30 minutat e shtesës nuk prodhojnë fitues. Anglia dhe Zvicra e mbyllën në barazim 1-1- dhe do të diskutojnë kualifikimin në gjysmëfianle nga pika e bardhë e penalltisë.
Helvetët kaluan të parët në avantazh në minutën e 75. Një aksion nga e djathta i Ndojit solli pasimin në qendër që u devijua nga Stouns dhe më pas nga Embolo, i cili e riktheu në rrjetë.
Në minutën e 80, Anglia barazoi shifrat. Magji e Saka, i cili nga e djathta lëshoi një gjuajtje të pakapshme me të majtën.
Në minutën e 92, Shar nga e djathta pati mundësinë të krosonte në zonë, por gaboi dhe dërgon topin në mbi portën e Pikford.
3 minuta më vonë, goditje spektakolare e Rajs nga jashtë zonës, Zomer bëri mrekullinë dhe devijoi në këndore.
Në minutën e 101, Belingam tentoi portën në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij nga vendi u ndal nga Zomer.anglia zvicra “euro 2024”
Burimi