As rrufetë nuk e mposhtin Gjermaninë, “Pancerat” ‘likuidojnë’ Danimarkën dhe kualifikohen në çerekfinale (Video)
As rrufetë nuk e mposhtin Gjermaninë. “Pancerat” kualifikohen në çerekfinalen e Kampionatit Europian, pasi kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Danimarkën në “Signal Iduna Park”.
Skuadra e drejtuar nga Nagelsman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53. Haverc realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 68, Musiala realizoi golin e që i dha kualifikimin Gjermanisë në çerekfinale.
Në minutën e 36, ndeshja u ndërpre për shkak të një rrufeje, arbitri i dërgoi lojtarët në stol dhe më pas drejt dhomave të zhveshjes.
Në minutën e 4, Shloterbek zhbllokoi shifrat, por pas rishikimit nga VAR goli u anulua për pozicion jashtë loje.
3 minuta më vonë, Kimish lëshoi një predhë, por portieri Shmajkëll bëri heroin duke pritur një super gjuajtje. Ishte sërish Shloterbek, i cili gjuajti me kokë pas një krosi nga këndi, por Shmajkëll bëri një tjetër pritje të mirë.
Në minutën e 10, Rydiger gjeti Haverc me një top të gjatë, ky i fundit gjuajti por Shmajkëll mbajti portën të paprekur.
Në minutën e 13, Musiala gjuajti nga jashtë zonës, por përpjekjes së tij i mungoi saktësia dhe topi shkoi larg shtyllës së majtë.
Në çerekfinale, Gjermania do të ndeshet me fituesin e çiftit Spanjë-Gjeorgji. Ky takim do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin e Këlnit.gjermania danimarka
Burimi