Arsenali dhe Siti nuk zhgënjejnë në shtëpi, “qytetarët” dhe “topçinjtë” fitojnë me përmbysje dhe mbajnë hapin e Liverpulit kryesues
Mançester Siti ka mundur 3-2 Fulhamin në javën e shtatë të Premier Ligës dhe është kthyer të jetë një pikë larg Liverpulit kryesues.
Një fitore me përmbysje për skuadrën e Guardiolës, me “Qytetarët” që kaluan në disavantazh në minutën e 26 pas një goli të Pereira.
Kampionët në fuqi përmbysën rezultatin me një dygolësh të Kovaçiç në minutat 32 dhe 47 dhe realizuan të tretin me Doku në minutën e 82. Muniz ka fiskoi shifrat përfundimtare në 3-2 në minutën e 89.
Fitore me përmbysje edhe për Arsenalin, që mposhti 3-1 në shtëpi Sauthemnptonin.
Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë në “Emirates Stadium”. Arsher kaloi në avantazh miqtë në minutën e 55, ndërsa Haverc në minutën e 58, Martineli 10 minuta më vonë dhe Saka në minutën e 88 shënuan për “Topçinjtë”.mançester siti arsenal fulham sauthempton premier liga
Burimi