Ardian Ismajli refuzon rinovimin e kontratës me Empolin, mbrojtësi shqiptar gati për hapin e madh në karrierë

Ardian Ismajli refuzon rinovimin e kontratës me Empolin, mbrojtësi shqiptar gati për hapin e madh në karrierë

Mbrojtësi Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Largimi i tij nga skuadra e Empolit duket vetëm çështje kohe. 
Gazetari italian, Nikolo Shira, bën me dije se Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan.
Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative.
Për Ardian Ismajlin janë të interesuar Juventusi dhe Napoli, me këtë të fundit që janë më afër transferimit të tij.
Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A.
Kujtojmë që shqiptari është kapiten te klubi i Serisë A, ndërkohë që gradualisht është shndërruar edhe në një lider në Kombëtaren kuqezi. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente