Ardi Veliu iu përgjigjet Babaleve nga SHBA, mesazh paralajmërues në krah të Donald Trump
Ardi Veliu iu përgjigjet Babaleve nga SHBA, mesazh paralajmërues në krah të Donald TrumpTeksa në Tiranë vijon të luhet loja e pistë e ‘Babales’, që ka përfshirë gjithë politikën, por edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, ky i fundit jep sot një mesazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ardi Veliut ju përmend emri në telenovelën ‘Babale’, në videon e dytë të publikuar nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, ku kunati i Albert Veliut, Fredi Alizoti, thoshte se është kërcënuar dhe shantazhuar nga kryepolici dhe deputeti Taulant Balla, të cilët sipas tij, e kishin marrë me makinën e tyre dhe e kishin çuar në Prokurori.Menjëherë pas publikimit të videos, Veliu reagoi nga SHBA, duke mohuar të kishte ndodhur diçka e tillë. Ndërsa sot, Ardi Veliu tregon se vijon vizitën në SHBA, dhe se ka marrë pjesë në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ku ka qenë i pranishëm edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.Njoftimi i policisë:Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet në SHBA, në kuadër të Konventës së Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP). Në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ishte i pranishëm edhe Presidenti i SHBA, D. TRUMP, i cili shprehu mirënjohjen për atë që Policitë bëjnë çdo ditë për të mbrojtur komunitetet. “Duke punuar së bashku, kemi arritur një përparim të jashtëzakonshëm në luftën kundër krimit të dhunshëm”, tha Trump.Gjatë gjithë punimeve të Konventës, mbajtur në Orlando, Veliu zhvilloi takime gjithashtu me Kirsten D. MADISON, përfaqësuese e Zyrës së Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimin e Ligjit, përgjegjëse për programet e Departamentit te Shtetit mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe drogave të jashtëligjshme, si edhe mbështetëse e zbatimin e ligjit dhe të drejtës ligjore. Ai u takua edhe me z.Gary Barr, Drejtor i ICITAP, të cilin e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Misioni i jep Policisë së Shtetit, në trajnime, logjistikë, këshillim dhe monitorim.Delegacioni i Policisë së Shtetit mori pjesë edhe në prezantimin që bëri përfaqësuesi i INTERPOL Uashingtonit – “Rëndësia e bashkëpunimin e agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit tranzniconal dhe terrorizmit”.Aktualitet Ardi veliu Babalja Ervin Salianji SHBA
Burimi