Arbnor Muja “i harruar” nga Silvinjo, sulmuesi i kombëtares shqiptare shënon eurogol në Superligën turke (Video)

Arbnor Muja “i harruar” nga Silvinjo, sulmuesi i kombëtares shqiptare shënon eurogol në Superligën turke (Video)

Arbnor Muja është një emër i “harruar” në listën e Kombëtares shqiptare, pasi nuk ftohet nga trajneri Silvinjo thuajse prej një viti, më saktësisht që nga nëntori i vitit 2023. Gjithçka përkoi me kalimin e tij nga Antverpa në Belgjikë te Samsunspor në Turqi dhe fakti që lojtari u ambientua me vështirësi në klubin e ri.
Por duket se në këtë sezon, Muja po kthehet pak nga pak përsëri në ritmin e tij të zakonshëm, ndonëse për momentin mbetet jashtë planeve të Silvinjos. Sot anësori i sulmit kuqezi ka gjetur përsëri rrjetën në kampionatin turk, me një gol spektakolar.

Në minutën e 59 të takimit, Muja u shfaq në zonë në të majtën dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke barazuar shifrat në 1-1.
Ky ishte goli i dytë i shënuar nga sulmuesi shqiptar në këtë sezon, teksa ka dhënë edhe një asist, në 8 ndeshje të luajtura.arbnor muja sulmuesi i kombëtares shqiptare
Burimi