![Anis Mehmeti tregon klasin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën 2 herë brenda 17 minutave (Video)](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/anis-mehmeti-tregon-klasin-sulmuesi-shqiptar-tund-rrjeten-2-here-brenda-17-minutave-video_6771787f744b7.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Anis Mehmeti tregon klasin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën 2 herë brenda 17 minutave (Video)
👁707
Anis Mehmeti fantastik. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dopietë me Bristol Sitin në Championship, në ndeshjen ndaj Portsmuthit.
Mehmeti realizoi fillimisht në minutën e 15 pas një asist të Bird, ndërsa kompletoi dopietën pas gjysmë ore lojë. Futbollisti kuqezi konfirmon edhe njëherë momentin e mirë që po kalon, në një kampionat shumë të vështirë.
Anis Mehmeti në këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë, sakaq për të ky është takimi i 23 në këtë edicion të Championship. Nëse vazhdon me këtë formë, nuk do jetë e largët dita kur emri i tij mund të përfundojë në radarët e klubeve të mëdha në Europë.
anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti
Burimi