Anijet me mbetje toksike, Sazan Guri: Pasiguria në shkallën më të lartë, mund të kontaminohet uji i pijshëm
Ambientalisti Sazan Guri ka komentuar situatën e krijuar me anijen me mbetje toksike.
Ai u shpreh edhe nëse shteti është i përfshirë, edhe nëse nuk kishte dijeni, kjo e çon situatën në një pasiguri maksimale. Ambientalisti thekson se fakti që qeveria mund të jetë pjesë në këtë që e bën një krim të organizuar.
Sazan Guri shprehet se gjithashtu mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm.
“Mbetjet toksike në Shqipëri, si qytetar jam i shqetësuar. Njoh efektin e këtyre mbetjeve. Më shqetëson fakti që qeveria mund të jetë pjesë në këtë që e bën një krim të organizuar. Në rast se qeveria nuk di gjë që anija dhe institucionet nuk dinë gjë, është po njëlloj e rrezikshme.
Kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë. Mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm”, tha ai për “News 24”.
Burimi