Anglia kujtohet në shtesë për t’u kualifikuar në çerekfinale, “3 Luanët” thyejnë Sllovakinë dhe ‘përplasin brirët’ me Zvicrën (Video)
Anglia kualifikohet në çerekfinale. “3 Luanët” kanë mposhtur në kohën shtesë Sllovakinë me rezultatin 2-1 dhe kanë prerë biletën mes 8 ekipeve më të mira për në “EURO 2024”.
Ekipi i drejtuar nga Kalcona zhbllokoi sfidën në minutën e 25. Shranz nuk fali me një gafë në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur portierin anglez Pikford.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me kualifikimin e Sllovakisë në çerekfinale, Belingam me roveshatë barazoi shifrat për britanikët në “frymën e fundit” dhe dërgoi ndeshjen në shtesë.
Sapo nisi shtesa e parë, Anglia gjeti golin që i dha kualifikimin. Pas një goditje këndi, Tonej ktheu një topi në qendër për Herri Kejn, i cili i vetëm me kokë nuk gaboi para portës.
Në minutën e 23, anglezët patën shansin për të kaluar në avantazh. Kejn gjuajti me kokë, por gjeti devijimin e topit në këndore nga një mbrojtës sllovak.
Në minutën e 50, anglezët gjetën golin pas një pasimi të Tripier për Foden. Sulmuesi gjeti rrjetën por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 81, Rajs nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të fortë, topi goditi shtyllën dhe u kthye te Kejn, i cili gjuajti por nuk dërgoi topin në rrjetë.
Në çerekfinale, Anglia do të ndeshet me Zvicrën. Helvetët eliminuan mbrëmjen e djeshme kampionët në fuqi të Europës Italinë, pasi i mposhtën me rezultatin e pastër 2-0.anglia sllovakia
Burimi